MEDITIME KURANORE – 152

MEDITIME KURANORE – 152

0 841

1. Vlera e diturisë! Me dituri arrihet çka nuk arrihet ne forcë;

قَالَ الَّذِي عِنْدَهُ عِلْمٌ مِنَ الْكِتَابِ أَنَا آتِيكَ بِهِ قَبْلَ أَنْ يَرْتَدَّ إِلَيْكَ طَرْفُكَ ۚ فَلَمَّا رَآهُ مُسْتَقِرًّا عِنْدَهُ قَالَ هَٰذَا مِنْ فَضْلِ رَبِّي لِيَبْلُوَنِي أَأَشْكُرُ أَمْ أَكْفُرُ ۖ وَمَنْ شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيٌّ كَرِيمٌ

“E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim që të sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falenderon, ai falenderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!” (En Neml; 40).

Ishte më i shpejtë se Ifriti (Ifriti êshtë shejtani më i madh dhe më i fuqishmi prej shejtanëve). Ibn Ashuri, rahimehullah Et Tahrir Vet Tenvir; 19/271

2. Pasuria hallall! Besimtari i sinqertë i sheh shokët e tij ose të afërmit e tij që janë shumë më të pasur se ai, por që pasurinë e fituar e kanë me haram. Ky nuk i lakmon atyre dhe pasurisë së tyre por me krenari, thotë;

فَمَا آتَانِيَ اللَّهُ خَيْرٌ مِمَّا آتَاكُمْ

“E atë që Allahu më ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve!” (En Neml; 36).

Ali Tantavi, rahimehullah Fusul Fid da’veti vel Islah; fq.68

3. Frytet e njohjes së Allahut! E edukuan veten e tyre ata që e njohën Allahu dhe të gjitha mirësitë ia dedikuan Atij(dmth janë prej Allahut);

الَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهْدِينِ وَالَّذِي هُوَ يُطْعِمُنِي وَيَسْقِينِ وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ

“Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron.” (Shuara; 78-80).

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 14/223

4. Frytet e njohjes së Allahut! Janë të një zëri ata që edukuan veten e tyre dhe që e njohën Allahun se zemra nuk qetësohet derisa të arrij tek Krijuesi i saj dhe se ajo nuk mund të arrij tek Allahu nëse nuk është e pastër, të shëndoshë dhe të dëlirshme; يَوْمَ لَا يَنْفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ. إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ

“Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.” (Shuara; 88-89).

Ibn Kajimi , rahimehullah El Xhevab el Kafij; fq.76

5. Shirku dhe dëmet e tij! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; مَا لَكُمْ لَا تَنَاصَرُونَ

“Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?” (Safat; 25).

Do t’u thuhet idhujtarëve; Çfarë po ndodh me ju sot që nuk po i ndihmoni njëri tjetrit, pasiqë ishit prej atyre që thonit në dunja se zotërat tuaj do t’ua largojnë dënimin dhe do të ndërmjetësojnë për ju tek Allahu!? Por, nuk ka përgjigje, ngaqë e vërteta tashmë u doli para syve të tyre dhe se nuk ka shpëtim për idhujtarët.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij; 3/1466

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM