MEDITIME KURANORE – 156

MEDITIME KURANORE – 156

0 718

1. Dita e Gjykimit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَوَقَاهُمُ اللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ الْيَوْمِ وَلَقَّاهُمْ نَضْرَةً وَسُرُورًا

“Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.” (Insan; 11).

Shkëlqimi shfaqet në fytyrë(pjesën e jashtme të trupit) kurse gëzimi i madh në zemër (pjesën e brendshme të trupit) dhe ai nuk shihet, kurse shikimi i jashtëm shihet. Dhe në këtë mënyrë Allahu ua plotëson atyre kënaqësitë. Njeriu nëse afrohet me të mëdhenjtë (mbretërit, etj) në këtë dunja dhe të pasurit, ndjehet i lumtur, por paramendoje si do ndjehet në xhenet kur do jetë në shoqërimin e pejgamberëve dhe do kënaqet me shikimin e fytyrës së ndritur të Allahut, xhele ue ala!

Shejh Muhamed el Hudajri

2. Xheneti dhe të mirat e tij! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًا مَنْثُورًا

“Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margairtarë të dërdhur.” (Insan; 19).

Medito këtë porosi Kuranore, shiko çështjen e atyre që janë shërbëtor të Xhenetlive, por paramendoje se si do jenë vetë Xhenetlitë! Nuk ka dyshim se gjendja e banorëve të Xhenetit është më madhore dhe më e lartë se gjendja e shërbëtorëve të Xhenetit! Allahu më bëftë mua dhe ty prej ithtarëve të këtyre begative dhe mirësive.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

3. Frika ndaj Allahut! Të parët tanë të devotshëm frikësoheshin shumë prej Allahut dhe takimit me të, shpresonin që mos të ishin krijuar fare. Ashtu siç vepronte Omeri, radijAllahu anhu, kur lexoi një njeri fjalën e Allahut; هَلْ أَتَىٰ عَلَى الْإِنْسَانِ حِينٌ مِنَ الدَّهْرِ لَمْ يَكُنْ شَيْئًا مَذْكُورًا

“Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte fare si një diçka i përmendur.” (Insan; 1).

Ah, sikur mos të isha i përmendur fare as un, tha Omeri, radijAllahu anhu! A e ke pasur këtë ndjenjë vëlla i nderuar ndonjëherë kur ke lexuar këtë porosi Kuranore!

4. Vlera e meditimit të Kuranit! Meditimi i librit të Allahut është çelësi i diturive dhe njohurive. Përmes meditimit të Kuranit shtohet edhe imani në zemër.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah, në tefsirin e tij; fq.189

5. Vlera e meditimit të Kuranit! Dihet fare mirë se ai që lexon librat e mjeksisë ose ndonjë shkence tjetër, duhet të tregohet i vëmendshëm dhe të jap mund të madh në mënyrë që t’i kuptoj ato, e çfarë mbetet me atë që lexon librin e Allahut, përmes të cilit ai udhëzohet, përmes të cilit kuptohet e vërteta dhe e kota, e mira dhe e keqja! Andaj nuk mjafton vetëm mësimi i leximit të tij, ngase kështu nuk arrihet meditimi i tij, nëse nuk kuptohen porosit dhe udhëzimet e tij.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 7/74

Nga arabishtja ; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM