MEDITIME KURANORE – 174

MEDITIME KURANORE – 174

0 521

1. Vlera e Haxhit!

Përgëzim për ty o haxhi i nderuar! Me kryerjen e haxhit ke lindur për s’dyti herë me një lindje të re dhe ke lënë pas vete mëkate të mëdha të kaluarës tënde dhe u bëre pa mëkate sikurse në çastet që të lindi nëna yte. Andaj me rastin e kryerjes së haxhit fillo një jetë të re, ji i sinqertë me Allahun, vepro vepra të mira tash ngase boll ke vepru mëkate në të kaluarën, e kaluara shkoi tash të mbetet ta plotësosh atë që të ka caktuar Allahu të jetosh. E rëndësishmja është ta shfrytëzosh maksimum atë që të ka mbetur nga kjo jetë;

وَمَنْ يَنْقَلِبْ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ فَلَنْ يَضُرَّ اللَّهَ شَيْئًا ۗ وَسَيَجْزِي اللَّهُ الشَّاكِرِينَ

” E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm Allahut aspak, kurse Allahu do t’i shpërblejë mirënjohësit.” (Imran; 144).

2. Rreziku i mendjemadhësisë! Nëse gabimi i njeriut është mendjemadhësia, i tilli vështirë se do pendohet kurse nëse gabimi i tij është tek ndonjë mëkat tjetër, mbetemi me shpresë se do pendohet. Ngase gabimi i Ademit alejhi selam ishte mëkati (mëkat tjetër e jo mendjemadhësia) dhe u pendua, kurse gabimi i shejtanit ishte mendjemadhësia dhe nuk u pendua.

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma Tefsir et Taberi; 15/288 3. Vlera e namazit të natës! Dita e Gjykimit është ditë e rëndë dhe e vështirë, nuk shpëton në atë ditë me mëshirën e Allahut askush pos atij që ka bërë vepra të mira dhe ka falë shumë namazin e natës;

وَمِنَ اللَّيْلِ فَاسْجُدْ لَهُ وَسَبِّحْهُ لَيْلًا طَوِيلًا. إِنَّ هَٰؤُلَاءِ يُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَاءَهُمْ يَوْمًا ثَقِيلًا

” Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë. Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.” (Insan; 26-27).

Dhe namazi i teravive në Ramazan është rast ideal që ta edukon njeriu veten e tij për faljen e namazit të natës.

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

4. Leximi i Kuranit në Ramazan! Xhibrili alejhi selam ia mësonte Kuranin, Muhamedit, salallahu alejhi ue selem! , në mbrëmje gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Aludon se duhet besimtari ta shpeshtoj leximin e Kuranit më shumë në netët e Ramazanit. Ngase, besimtari zakonishtë natën i ndërprenë punët e dunjas, andaj zemra, gjuha(më lehtë për lexim, ngase është e qetë dhe larg çështjeve të dunjas natën) dhe mendja është më afër ta meditoj Kuranin dhe porosit e tij;

إِنَّ نَاشِئَةَ اللَّيْلِ هِيَ أَشَدُّ وَطْئًا وَأَقْوَمُ قِيلًا

“E s’ka dyshim se akiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.” (Muzemil; 6).

Hafidh Ibn Rexhebi, rahimehullah Letaif el Mearif; fq.169

5. Begatitë e Xhenetit! Në ditën e gjykimit(botën tjetër në Xhenet) do të ketë takim, takim i cili është i rrethuar me dritë(mbushet me ndriçim). Takim për të cilin kanë punuar për të Pejgamberët dhe të sinqertit. Takim për të cilin qysh moti janë përmalluar për të zemrat e vepërmirëve. Fjala është për takimin me Allahun dhe shikimin në Fytyrën e Tij të bukur;

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاضِرَةٌ. وَوُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ بَاسِرَةٌ

“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë.” (El Kijame; 22-23).

Dr. Ferid el Ensarij Xhimalijetu Din; fq.87

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM