MEDITIME KURANORE – 178

MEDITIME KURANORE – 178

0 535

1. Munafikët! Këto ditë (dhjetëditëshi i dhulhixhes) janë ditët e përmendjes së Allahut, ditët e tekbireve dhe ditët e lëmoshës dhe ditët e garimit në veprat e mira. Allahu i përshkruajti munafikët në Kuran; وَلَا يَذْكُرُونَ اللَّهَ إِلَّا قَلِيلًا

“Fare pak e përmendin Allahun.” (Nisa; 142).

Dhe; وَلَا يُنْفِقُونَ إِلَّا وَهُمْ كَارِهُونَ

“E lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.” (Teube; 54)

Andaj, kujdesë mos i përngjaj munafikëve!

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Vlera e agjërimit! Agjërimi e ruan shëndetin e zemrës dhe gjymtyrëve të trupit si dhe e rikthen në realitet nëse ato janë zhytur në errësirën e eshpit. Gjithashtu, agjërimi është ndihmtarë i madh që të pajisesh me devotshmëri, ashtu siç ka thënë Allahu; يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“O ju që besuat, agjërimi (saum) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El Bekare; 183)

Ibn Kajimi, rahimehullah Zadul Mead; 2/28

3. Mos e tepro në armiqësi! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; عَسَى اللَّهُ أَنْ يَجْعَلَ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَ الَّذِينَ عَادَيْتُمْ مِنْهُمْ مَوَدَّةً ۚ وَاللَّهُ قَدِيرٌ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“Ka mundësi që Allahu të vë miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi. Allahu është i fuqishëm, Allahu falë mëkatet, është mëshirues.” (El Mumtehine; 7).

Pra, nuk i takon besimtarit ta teproj në armiqësi dhe nuk duhet t’i shkëput të gjitha lidhjet e afrimit me armiqtë e tij dhe me ata që e kndërshtojnë. Por, duhet t’i bëj mirë atyre dhe të lej hapësir për bashkim dhe afrim me ta, sado që janë keqësuar gjërat me ta.

Shejh Dr. Muhamed el Hamed Hidaje Ajat; fq.13

4. Fitnet! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَلَمَّا رَأَيْنَهُ أَكْبَرْنَهُ وَقَطَّعْنَ أَيْدِيَهُنَّ

“Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart.” (Jusuf; 31).

Mos e fut veten në fitne dhe sprova të rënda, ngase mund të humbasësh durimin dhe të biesh pastaj në to!

Dr. Abdullah Belkasim

5. Fitnet! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَاسْتَبَقَا الْبَابَ

“Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera” (Jusuf; 25).

Porosia e ajetit; Lejohet ikja dhe largimi prej fitnes sado që njeriu zotëron dituri, zgjuarësi dhe sado që është i fortë në fe.

Shejh Dr. Muhamed el Hamed Hidaje Ajat; fq.7

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM