MEDITIME KURANORE – 182

MEDITIME KURANORE – 182

0 586

1. Vetëmashtrimi! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

فَلَمَّا رَأَوْهُ عَارِضًا مُسْتَقْبِلَ أَوْدِيَتِهِمْ قَالُوا هَٰذَا عَارِضٌ مُمْطِرُنَا ۚ بَلْ هُوَ مَا اسْتَعْجَلْتُمْ بِهِ ۖ رِيحٌ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٌ ”

E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre thanë: “Kjo re do t’na sjellë shi!” jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejt, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhemshëm.” (Ahkaf; 24).

Prej urtësive të Allahu është se era nuk u erdhi në fillim në formë dënimi. Ajo erdhi në atë formë, saqë ata menduan se po vjen shiu i bereqetshëm dhe mëshirë nga Allahu. Por, u ndodhi gjëja e kundërt u erdhi befas dënimi. Pra, dhimbja më e madhe është kur dënimi vjen në çastet kur njeriu mendon se po i largohen brengat a në realitet në ato çastaj pastaj i shtohet më shumë dënimi.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Sherh Rijadus Salihin; 1/334

2. Shembuj Kuranor! Allahu, xhele ue ala, ka thënë:

وَاضْرِبْ لَهُمْ مَثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنْزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الْأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ الرِّيَاحُ ۗ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ مُقْتَدِرًا

” E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo send.” (Kehf; 45).

Allahu, xhele ue ala, e krahasoi dunjan me ujin, për disa arsye; 1. Ngase uji nuk qëndron gjithmonë në një vend, ashtu është edhe dunjaja. Nuk mbetet në një gjendje të vetme, por ndryshon me kalimin e kohës. 2. Uji shkon, ecë humbet dhe nuk mbetet në një vend. Kështu është dhe dunjaja. Shkon, asgjësohet, zhduket dhe nuk mbetet më. 3. Nuk ndodh të zhytet dikush në ujë e që mos të laget. Kështu është edhe dunjaja. Nuk shpëton dikush që futet në te nga fitnet, sprovat, fatëkqesitë dhe sëmundjet që janë pjesë e dunjasë. 4. Nëse uji është me sasi(përdoret sa nevojitet duke mos e tepëruar), atëherë është i dobishëm, por nëse e tejkalon sasinë e përdorimi, atëherë ai bëhet dëmtues dhe shkatërrues. Kështu është dhe dynjaja. Nëse është në sasi të mjaftueshme përdorimi dhe dhënia pas saj, ajo është e dobishme. Por, nëse teprohet vrapimi dhe dhënia pas saj, atëherë ajo është dëmtuese dhe shkatërruese.

Tefsirul Kurtubij; 13/389 3. Veçoritë e ajeteve Kuranore! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

ثُمَّ أَوْرَثْنَا الْكِتَابَ الَّذِينَ اصْطَفَيْنَا مِنْ عِبَادِنَا ۖ فَمِنْهُمْ ظَالِمٌ لِنَفْسِهِ وَمِنْهُمْ مُقْتَصِدٌ وَمِنْهُمْ سَابِقٌ بِالْخَيْرَاتِ بِإِذْنِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَضْلُ الْكَبِيرُ

” Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetëvetës, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë më ndihmën e Allahut, të parët në punë të mira, kjo është ajo mirësia e madhe.” (Fatir; 32).

Edhe pse të parët në punë të mira janë në grada më të larta se ata që kanë dëmtuar veten e tyre, por urtësia që e ka cek Allahu të parin dëmtues të vetëvetes para atij që është i pari në punë të mira, në mënyrë që dëmtuesi i vetes mos t’i humb shpresat në mëshirën e Allahut dhe ai që është i pari në punë të mira mos të habitet me veprat e tij,ta pëlqej vetëveten dhe ta harroj Allahun pastaj. Urtësia tjetër; E ceku të parin dëmtues të vetëvetes ngase të këtij lloji ka shumë, e ceku të dytin mesatarë ngase ka më pak në numër sesa të dëmtuarit, e ceku të fundit i pari në veprat e mira, ngase numri i tyre është shumë i pakët nga dy llojet e lartëpërmendura, për at arsye u cek i treti në radhitje.

Kurtubiu, rahimehullah, në tefsirin e tij; 14/349

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM