MEDITIME KURANORE – 183

MEDITIME KURANORE – 183

0 497

1. Morali i pejgamberëve! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

فَانْطَلَقَا حَتَّىٰ إِذَا رَكِبَا فِي السَّفِينَةِ خَرَقَهَا ۖ قَالَ أَخَرَقْتَهَا لِتُغْرِقَ أَهْلَهَا لَقَدْ جِئْتَ شَيْئًا إِمْرًا

” E ata të dy shkuan duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: “A e shqeve që ti fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?” (Kehf; 71).

Musai, alejhi selam, tha; që t’i fundosësh udhëtarët e anijes, e nuk tha që të na fundosësh, pra nuk e ceki as vetën e as shokun e tij edhe pse edhe këta ishin në të njejtën anije. Ky pra është morali i lartë i pejgamberëve të Allahut, alejhimu selam. Kujdesen dhe preokupohen më shumë për të tjerët (brengat e tyre, etj) sesa për veten e tyre.

Dr. Uvejid el Atavij

2. Begatitë e Allahut! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

يُنَزِّلُ الْمَلَائِكَةَ بِالرُّوحِ مِنْ أَمْرِهِ عَلَىٰ مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ أَنْ أَنْذِرُوا أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنَا فَاتَّقُونِ

” Me urdhërin e Tijia zbret engjëjt me shpalljen atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t’ua tërhiqni vërejtjen (t’i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën.” (Nahl; 2).

Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, ka thënë; ” Nuk ka begati më të madhe që Allahu ua ka dhuruar robërve të Tij se begati e të mësuarit se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë pos Tij(pra fjalën La ilahe ilaAllah).”

Dr. Muhamed Ibn Abdilah el Kahtani

3. Falja e Allahut! A dëshiron që Allahu t’i falë mëkatet dhe gabimet tua!? Një gjë e tillë arrihet shumë lehtë,! Duke ua falur të metat dhe gsbimet e çdo muslimanit që ka gabuar ndaj teje, qoftë nëse të ka bërë padrejtësi, të ka ofenduar, etj. Nëse të duket e rëndë një gjë e tillë, kujto fjalën e Allahut;

وَلْيَعْفُوا وَلْيَصْفَحُوا ۗ أَلَا تُحِبُّونَ أَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

” Po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nukdëshironi që Allahu t’u falë. Allahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nurë; 22).

Shejh Dr. Muhamed el Avaxhi

4. Veçoritë e ajeteve Kuranore! Transmetohet se Hasan el Basriu, rahimehullah, e lexoi fjalën e Allahut;

إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالْإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَىٰ وَيَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ وَالْبَغْيِ ۚ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

” Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (Nahl ; 90 ).

E pasi lexoi ajetin, tha; Me të vërtetë Allahu, xhele ue ala, ua përmblodhi të gjitha të mirat dhe të gjitha të këqijat me një ajet Kuranor. Nuk la drejtësi e bamirësi dhe nuk la punë të neveritura e që nuk i tuboi tek ky ajet Kuranor.

Ed durrul Menthur; 9/103

5. Vlera e meditimit të Kuranit! Medito Kuranin, ngase në këtë mënyrë të lehtësohet kuptimi i porosive të tij, e pas kuptimit të porosive pason futja në praktikë apo në vepër. Çdo gjë që nuk e kupton pyeti njerëzit e dijes.

Shejh Ibn Bazi, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava ve mekalat el muteneviah; 9/25

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM