MEDITIME KURANORE – 184

MEDITIME KURANORE – 184

0 480

1. Mëkatet! Allahu i urdhëroi besimtarët dhe besimtaret në suren Nurë që ta ulin shikimin, e përmbylli këtë urdhër, duke thënë; وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

“Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nurë; 31).

Kjo kërkes për pendim për të gjithë ka ardhur, ngase pothuajse nuk shpëton askush nga ky mëkat.

Shejh Bekër Ebu Zejd, rahimehullah

2. Frika ndaj Allahut! Allahu,- xhele ua ala!,- thotë: إنما يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُور

“Me të vërtetë, Allahut i frikêsohen vetëm të dijshmit prej robërve të Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Plotëfuqishëm dhe falës.” (Fatir: 28)

Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Mjafton frika ndaj Allahut si dituri dhe mashtrimi si xhehël (injorancë, padituri).”

Imam Shatibiut,- Allahu e mëshiroftë!,- i kanë thënë: O dijetarë! Ai ia ktheu: ” Dijetarë është ai që i frikësohet Allahut.” Është thënë: ”Nuk ia ka frikën Allahut ai i cili qanë dhe i fshin lotët, por frikën ia ka Allahut ai i cili lê një veprim pêr të cilin ka frikë se do të ndëshkohet (nga Allahu).”

3. Kurani, ma ndryshoi jetën! Kisha një takim pas namazit të jacisë për ta kryer një mëkat! Por, mora abdes edhe u nisa ta fali namazin e jacisë me xhemat dhe thash në vete, të falem pastaj do shkoj të kryej atë që kam lënë në termin ta kryej. Por, gjatë faljes së namazit, Imami xhamisë lexoj fjalën e Allahut; وَآتَاكُمْ مِنْ كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ ۚ وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَتَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا ۗ إِنَّ الْإِنْسَانَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ

“Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë për përbuzës.” (Ibrahim; 34).

Dhe, pas përfundimit të namazit, u ndala dhe i kujtova se sa shumë të mira dhe begati mi ka dhënë Allahu, u turpërova prej Allahut dhe u pendova. Falënderimi i takon vetëm Allahut!

4. Garimi në vepra të mira! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَإِذَا حُيِّيتُمْ بِتَحِيَّةٍ فَحَيُّوا بِأَحْسَنَ مِنْهَا أَوْ رُدُّوهَا ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ حَسِيبًا

“Kush përshëndeteni me ndinjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthenie ashtu. Allahu llogarit për çdo send.” (Nisa; 86).

Kush të jep selam i buzëqeshur, buzëqeshi edhe ti! Kush të jep selam duke mos të buzëqeshur në fytyrë, atëherë ktheja selamin t’i duke qenë i buzëqeshur, që të jesh më i mirë se ai.

Dr. Salih el Behlal

5. Zemra e pastër! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكْرَىٰ لِمَنْ كَانَ لَهُ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى السَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌ

“Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë me vëmendje, ka argumente.” (Dharijat; 37).

Kush nuk e ka prezent zemrën e tij gjatë leximit apo dëgjimit të Kuranit, i tilli privohet nga përfitimi i Kuranit, si në aspektin e diturisë ashtu edhe në shtimin e imanit.

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM