MEDITIME KURANORE – 185

MEDITIME KURANORE – 185

0 569

1. Vlera e meditimit të Kuranit! Ebu Abas Ibn Ata, rahimehullah, e bënte shumë shpesh hatme Kuranin. Por hatmen në vijim kishte vendosur ta lexonte me meditim dhe duke nxjerrur kuptime e mësime nga ajetet Kuranore që i lexonte. Vazhdoi në këtë mënyrë disa vite(pra në një hatme të vetme), por vdiq pa e përfunduar hatmen e Kuranit në këtë mënyrë, ashtu siç e ka nisur.

Hiljetul Evlija; 10/302

2. Vlera e leximit të Kuranit! E pyeta një djalosh të ri, të cilit Allahu ia ka mundësuar memorizimin e Kuranit dhe jetën me Kuran. I thash: Ti jeton në një vend ku ka shumë përçarje, ndarje dhe përlarje, më trego si shpëtove t’i prej këtyre gjërave deri këto momente? Ai, më tha; Më shpëtoi Allahu me tre gjëra;

1. Angazhimi im me leximin e Kuranit.

2. Ruajtja e gjuhës duke mos folur për asnjë palë keq dhe

3. Mosmarrja me gjëra që nuk më bëjnë dobi në botën tjetër.” U qudita nga kjo përgjigje, o Allahu im! Shtoj edhe më shumë njerëz sikurse ky!

Shejh Abdurrahman el Akl

3. Gruaja në Islam! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

قِيلَ لَهَا ادْخُلِي الصَّرْحَ ۖ فَلَمَّا رَأَتْهُ حَسِبَتْهُ لُجَّةً وَكَشَفَتْ عَنْ سَاقَيْهَا ۚ قَالَ إِنَّهُ صَرْحٌ مُمَرَّدٌ مِنْ قَوَارِيرَ ۗ قَالَتْ رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي وَأَسْلَمْتُ مَعَ سُلَيْمَانَ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

“Asaj iu tha: “Hyn në pallat, e kur mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi! Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) Allahut, Zotit të gjithësisë së bashku me Sulejmanin”. (Neml; 44).

Allahu na tregoi veshmbathjen e Belkisës para se ajo ta pranoj Islamin, pra na tregoi se edhe pse ajo ishte idhujtare, megjithatë pothuajse të gjitha pjesët e trupit i kishte të mbuluara; ” I përvol këmbët(Belkisja).” Që aludon se fustani i saj ishte aq i gjatë saqë këmbët nuk ju dukeshin fare! E çka mbetet me disa vajza dhe gra muslimane që veshjet e tyre i kanë të devijuara duke mos pasur frikë aspak Allahun!? Belkisja edhe pse idhujtare, shiko veshjen e saj para Islamit? Ti, muslimane, megjithatë veshjen e ke të devijuar!? A nuk është turp që një grua idhujtare të jetë më mirë e veshur se një grua muslimane!?

4. Vlera e diturisë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَقَدْ آتَيْنَا دَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ عِلْمًا ۖ وَقَالَا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٍ مِنْ عِبَادِهِ الْمُؤْمِنِينَ

“Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dyt thanë: “I falënderohemi vetëm Allahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë”. (Neml; 15).

Es Subkij, rahimehullah, ka thënë; ” Me të vërtetë Allahu i ka thënë Davudit dhe Sulejmanit alejhima selam shumë prej të mirave të dunjasë dhe të ahiretit, saqë ato vështirë është t’i numërosh. Mirëpo në ajetin e lartëpërmendur asnjëra prej tyre nuk është cekur, përpos cekjes së diturisë që ua ka dhënë Alllahu atyre. Kjo ka ardhur në këtë mënyrë që të na qartësoj neve se themeli dhe baza e të gjithë begative është dituria.”

5. Zemra e Pastër! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ

“(bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.” (Shuara; 89). Nuk ka mundësi të jetë zemra e pastër nëse ajo është xheloze, mendjemadhe, etj. E ka kushtëzuar i dërguari i Allahut besimtarit që t’ia dëshiroj vëllait të tij atë që dëshiron ai për veten e tij. Prej Allahut vjen suksesi dhe mëshira.

Ibnul Arabi, rahimehullah Ahkamul Kuran; 6/181

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM