MEDITIME KURANORE – 192

MEDITIME KURANORE – 192

0 285

Edukata vëllezërore në Islam! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَا تَنَابَزُوا بِالْأَلْقَابِ ۖ بِئْسَ الِاسْمُ الْفُسُوقُ بَعْدَ الْإِيمَانِ ” Dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq.” (Huxhurat; 11).

Disa dobi nga ajeti;

1. Përsoshmëria e legjislacionit Islam, që përkujdeset dhe na mëson se çfarë të veprojmë në çdo kënd dhe pore të jetës.
2. Ndalohet rreptësishtë etiketimi, përqeshja, tallja dhe llagapet e këqija në mesin e muslimanëve.
3. Vëllezëria në Islam nuk është vetëm fjalë, por ajo duhet futur në praktikë edhe në vepra e jo vetëm në fjalë.
4. Duhet të mos e thërras me llagape muslimani vëllain e tij musliman, duke i thënë; O mëkatar! O injorantë!
5. Pas imani dhe besimit është e turpshme muslimane të paraqesë sjellje jo të mira në mesin e vëllezërve të tij musliman, duke i etiketuar dhe ofenduar me fjalë e llagape të ndaluar në Islam.
6. Kujdesi i Islamit për ndjenjat e të tjerëve.
7. Vëllezëria në Islam ka pesh dhe vlerë të madhe, andaj kujdesu për të dhe mos e humb!

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni Kontrolli; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM