MEDITIME KURANORE – 200

MEDITIME KURANORE – 200

0 417

1. Vyrtytet e besimtarëve! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّا أَخْلَصْنَاهُمْ بِخَالِصَةٍ ذِكْرَى الدَّارِ

“Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër.” (Sàd; 46).

Katade, rahimehullah, ka thënë; ” Ishin prej atyre qe ua përkujtonin njerëzve botën tjetër dhe i nxitnin ata që të punonin vepra të mira(që t’u gjinden në botën tjetër).”

Tefsir Ibn Kethir; 4/51

2. Shenjat e nifakut! Nëse e sheh që falja e namazit po të duket rëndë, qoftë farzet apo nafilet (vullnetaret), dije se në zemrën tënde ke nifak, ngase kjo është veçori e munafikëve, për të cilët tha Allahu, se ata; ْ وَإِذَا قَامُوا إِلَى الصَّلَاةِ قَامُوا كُسَالَىٰ يُرَاءُونَ النَّاسَ وَلَا يَذْكُرُونَ اللَّهَ إِلَّا قَلِيلًا

“Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.” (Nisa; 142).

Po në të kundërtën, nëse ndjen lehtësi dhe lumturi, dije se një gjë e tillë aludon se t’i posedon iman të fortë.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Ta’lik Ala sahih Muslim

3. Ruaje zemrën tënde nga vdekja! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ مَا كَانُوا يَكْسِبُونَ

“Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (Mutafifin; 14). Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë; ” Mëkat pas mëkati derisa zemra të mbulohet dhe pastaj të vdesë.”

Tefsir et Taberi; 24/201

4. Pranimi i veprave! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَا تَمْنُنْ تَسْتَكْثِرُ

“Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!” (El Mudethir; 6).

Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë; ” Mos vepro shumë vepra, ngase t’i nuk je në dijeni se a do të pranohen ato apo do të refuzohen.”

5. Imani, shtohet dhe pakësohet! Nëse e sheh se besimi yt në të fshehtën (Xhenetin, xhehenemin, ditën e gjykimit, natën e varrit) nuk do shton ty imanin, bindjen dhe stabilitetin tënd në fe, atëherë kthehu dhe kontrollo zemrën tënde, frikësohem se ajo ka thithur ndonjë dyshim.

Medito rreth fjalës së Allahut;

وَمَا جَعَلْنَا عِدَّتَهُمْ إِلَّا فِتْنَةً لِلَّذِينَ كَفَرُوا لِيَسْتَيْقِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ وَيَزْدَادَ الَّذِينَ آمَنُوا إِيمَانًا ۙ وَلَا يَرْتَابَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ وَالْمُؤْمِنُونَ

“Nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim.” (El Mudethir; 31).

Shejh Dr. Nasir el Umer

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM