MEDITIME KURANORE – 201

MEDITIME KURANORE – 201

0 605

1. Dunjaja dhe sprovat e saj! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

اعْلَمُوا أَنَّمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا لَعِبٌ وَلَهْوٌ وَزِينَةٌ وَتَفَاخُرٌ بَيْنَكُمْ وَتَكَاثُرٌ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلَادِ ۖ كَمَثَلِ غَيْثٍ أَعْجَبَ الْكُفَّارَ نَبَاتُهُ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَاهُ مُصْفَرًّا ثُمَّ يَكُونُ حُطَامًا ۖ وَفِي الْآخِرَةِ عَذَابٌ شَدِيدٌ وَمَغْفِرَةٌ مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانٌ ۚ وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ

“Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë t verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.” (El Hadid; 20).

I mençuri nëse e lexon Kuranin, e sheh se sa pak ka vlerë dunjaja dhe se ajo nuk ka pesh fare tek Allahu. Ajo është ara yte që do ta korrësh dhe vjelësh t’i në ahiret. Andaj, shiko se çfarë ke mbjellur t’i aty për ahiretin tënd! Nëse ke mbjell mirësi, përgëzohu se do jesh prej të lumturëve dhe faqebardhëve. Përndryshe, nëse ke mbjell gjëra të hidhura, i mjeri t’i, do jesh prej të humburve në dunja dhe në ahiret.

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah Sherh Rijadus Salihin; 3/358

2. Edukata e të parëve tanë më hoxhallarët e tyre! Ndalu dhe krahaso edukatën e të parëve tanë me edukatën e disa njerëzve të sotit me hoxhallarët dhe mësuesit e tyre.

Ebu Ubejd el Kasim Ibn Selam, rahimehullah, ka thënë; “Kurrë nuk kam marrë leje nga asnjë hoxhë i imi për me dal nga mësimi dhe pêr t’u kthyer prap në tubim (për nevoja fiziologjike, etj)! Kam pritur derisa ai ta përfundoj mësimin dhe të del prej mexhlisit të diturisë, atëherë dilja për nevojat e mia.

Gjithnjë, këtë veprim e kam bazuar tek fjala e Allahut;

وَلَوْ أَنَّهُمْ صَبَرُوا حَتَّىٰ تَخْرُجَ إِلَيْهِمْ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po Allahu është mëkatfalës, mëshirues.” (El Huxhurat; 5).

El Adab esh Sher’ijeh, të Ibn Muflihut, rahimehullah; 2/69

3. Vlera e Kuranit! Ebul Hasan er Rrumani, rahimehullah, u pyet; Çdo libër posedon përmbledhje, që tregon në një faqe se çfarë përmban libri në fjalë, por cila është përmbledhja e Kuranit? Ai, tha; Fjala e Allahut;

هَٰذَا بَلَاغٌ لِلنَّاسِ وَلِيُنْذَرُوا بِهِ وَلِيَعْلَمُوا أَنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ وَلِيَذَّكَّرَ أُولُو الْأَلْبَابِ

“Ky (Kur’ani) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një zot, dhe që t’i këshilloj ata që kanë mend.” (Ibrahim; 53).

El Itkan Fi Ulumil Kuran; 1/184

4. Lidhjet farefisnore! Xha’fer Ibn Muhamed, rahimehullah, ka thënë; Mbajtja e lidhjeve farefisnore e rëndon peshoren e veprave të mira dhe e lehtëson dhënien e llogarisë në ditën e llogarisë(gjykimit), pastaj e lexoi fjalën e Allahut;

وَالَّذِينَ يَصِلُونَ مَا أَمَرَ اللَّهُ بِهِ أَنْ يُوصَلَ وَيَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ وَيَخَافُونَ سُوءَ الْحِسَابِ

” Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën Allahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.” (Rra’d; 21).

Muhadaratul Ediba; 1/432

5. Perla nga Ibn Abasi! Për disa vite radhazi Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ua mbajti hutben haxhilerëve në ditën e Arafatit. Ua komentoi suren el Bekare, në një transmetim suren Nurë, transmetuesi, thotë; Po t’i kishin dëgjuar këto hutbe idhujtarët, aq spjegim të bukur që bëri Ibn Abasi, të gjithë, pa përjashtim, do ta pranonin Islamin.

El Bidaje ven Nihaje; 8/229

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM