MEDITIME KURANOR – 198

MEDITIME KURANOR – 198

0 406

1. Kurani, ma ndryshoi jetën! Isha i magjepsur se sa shumë kanë përparuar shtetet evropiane. Një ditë gjyshja ime ishte me mua në veturën time dhe fillova t’ia sqaroj se sa shumë kanë ec përpara shtetet evropiane, ajo mu drejtua dhe më tha;

يَعْلَمُونَ ظَاهِرًا مِنَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ عَنِ الْآخِرَةِ هُمْ غَافِلُونَ

” Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekë, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).” (Rrum; 7 ).

E lexoi fjalën e Allahut dhe më tha; Nuk ka gjë që vlen sa imani(besimi).

2. Kurani, ma ndryshoi jetën! Isha i dhënë shumë pas muzikës dhe një ditë prej ditëve isha në veturën time dhe e ndala muzikën e lëshova radion e njohur; zëri i Kuranit. Lexuesi ishte duke lexuar dhe arriti tek fjala e Allahut;

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer; 53).

E ndjeva sikur Allahu po më thërret të pendohem. Që nga ai moment muzika është nga gjërat më tē urejtura në zemrën time.

3. Kurani, ma ndryshoi jetën! Një vajzë pesë vjeçare e rrahu vëllai i saj më i madh se ajo. Nëna dëshi ta dënoj djalin për këtë veprim, por vajza pesë vjeçare iu drejtua nënës së saj ; Ia fala këtë veprim vëllait tim, ashtu siç ia fali Jusufi alejhi selam vëllezërve të tij! Por, nëna veçse ia kishte lexuar dhe spjeguar fëmijëve të saj tregimin e Jusufit alejhi selam disa herë para se të ndodhte kjo ngjarje. 4. Kurani, ma ndryshoi jetën! Ndodhi një keqkuptim mes meje dhe disa shokëve të mi të mirë dhe më bëri vesvese shejtani që të largohem prej asaj shoqërie. Lexova fjalën e Allahut;

وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ ۖ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَنْ ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا

“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (Kehf; 28).

Ky ajet u bë shkak që t’i kthehem prap asaj shoqërie të dobishme dhe t’i forcoj lidhjet edhe më shumë me ta. Thash në vete; Delja që ndahet nga kopeja e han shumë lehtë ujku.

5. Kurani, ma ndryshoi jetën! Kisha problem me koncentrimin në namaz. Kur e lexova fjalën e Allahut;

وَعُرِضُوا عَلَىٰ رَبِّكَ صَفًّا

“Do të dalin para Allahun të rënditur (safe safe).” ( El Kehf; 48).

Ky ajet u bë sebeb që të koncentrohem më shumë namaz, ngase namazi përngjanë me formën e llogarisë dhe rënditjes para Allahut në ditën e gjykimit, saherë e kujtoja këtë moment më shtohej edhe më shumë koncentrimi dhe përulja në namaz.

6. Kurani, ma ndryshoi jetën! Isha prej atyre që lexoja Kuranin shpejtë, për një or lexoja tre xhuza nga Kurani. Qëllimi im ishte të lexoja sa më shumë, e jo të meditoja, derisa dëgjova në radio një hoxhë duke folur për vlerën e meditimit të Kuranit dhe se sa meditimi ndikon në përmisimin e zemrës. Fillova ta praktikoj meditimin dhe nuk lexoja ajet duke mos e medituar, por ndodhte nganjëher një xhuz nga Kurani menxi e përfundoja brenda tre orëve.

Më besoni që saher tentoj vetëm të lexoj Kuranin pa meditim nuk ndjej ëmbëlsi ashtu siç ndjeja kur meditoja ajetet që lexoja. Shpresoj që sado pak të kem praktikuar fjalën e Allahut;

كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الْأَلْبَابِ

“(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sa’d; 29)

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM