Mëkatarët nuk janë të njejtë

Mëkatarët nuk janë të njejtë

0 283

{ثُمَّ أَدۡبَرَ وَٱسۡتَكۡبَرَ}
“Pastaj, ai ktheu shpinën me mendjemadhësi”. Mudethir, 23

Është një dallim shumë i madh mes atij i cili mëkaton, si pasojë e dobësisë, dhe më pas ndjen pendesë e keqardhje.

E ai tjetri i cili mëkaton duke e konsideruar mëkatin si asgjë të keqe, e më pas ndjen mendjemadhësi e mburje.

Të parin kur e këshillojnë, përgjigjet: lutu për mua, më ka mundur epshi, djalli më bëri cytje, e nefsi ma zbukuroi mëkatin.

Ndërsa të dytin kur e këshillojnë thotë: çfarë problemi ke ti? Një jetë jetojmë, kënaqu o njeri.

I pari shumë lehtë kthehet tek Allahu, sepse problemi i tij është tek gjymtyrët e tija, kurse tjetri e ka më vështirë kthimin tek Allahu, sepse problemi i tij është në zemër.

Sufjan ibën Ujejne thotë:
Ai i cili mëkaton nga epshi, shpresohet për të hajr, e për atë që mëkaton nga mendjemadhësia, kemi dro se mund të ketë përfundim të keq. Ngase Ademi (alejhi selam) mëkatoi nga epshi, e mëkati ju fal, kurse Iblisi mëkatoi nga mendjemadhësia, e u mallkua.

Përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM