O Allahu im, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër

O Allahu im, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër

0 367

Ju porosis me këtë lutje që ta shpeshtoni dhe përgëzohu me shëndet, mirëqenie, furnizim të gjerë, udhëzimin dhe shpëtim.

Ka thënë Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, shkoi për vizitë tek një burrë prej muslimanëve, i cili ishte dobësuar shumë dhe ishte bërë si zog i vogël.

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu Alejhi ue sel-lem i tha: “A je lutur me diçka apo a ke kërkuar diçka?”
Ai tha: “Po, thosha: “O Zot, atë dënim që do më jepje në botën tjetër, më shpejto në këtë botë.””
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha: “I Lartësuar dhe pa të meta është Allahu! Ti nuk mund ta durosh një gjë të tillë. Përse nuk the: “O Allahu im, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit?!”
Enesi tha: “Ai (Pejgamberi) e luti Allahun për të dhe ai u shërua.” [Sahih Muslim]

Kjo ishte lutja më e shpeshtë e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Enesi ka thënë:
“Lutja me të cilën më së shumti lutej i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ishte: “O Zot, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.” [Muttefekun alejhi]

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E mira e kësaj bote”, përfshin çdo kërkesë të kësaj bote prej shëndetit, shtëpi të gjërë, bashkëshorte të mirë apo bashkëshort të mirë, furnizim të bollshëm, dituri të dobishme, vepra të mira, mjeti udhëtimi të rehatshëm etj. Ndërsa: “e mira e botës tjetër”; më e larta prej tyre është hyrja në Xhenet, para kësaj shpëtimi nga tmerret e mëdha në sheshtubimin e Ditës së Kijametit, lehtësimin e llogaridhënies dhe çështjeve tjera që i përkasin ahiretit (botës tjetër).”

Shkruar nga: Dr. AbdulAziz Esh-Shaija
Përktheu nga arabishtja: Mr. Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM