MJERË PËR ATA QË MANGU MASIN E PESHOJNË

MJERË PËR ATA QË MANGU MASIN E PESHOJNË

0 1663

Kurani Fisnik është i përmbushur me thesare të vlefshme të ligjeve të mëdha dhe rregullave të forta në marrëdhëniet me të tjerët, gjë e cila është detyrë e muslimanit të vepron me këtë dhe të jetë i kujdesshëm në praktikimin e saj, që të realizoj të vepruarit me Librin e Allahut së pari e më pas të arrinë lumturinë, shpëtimin dhe suksesin në dunja dhe ahiret. Kjo është edhe ajo që Allahu subhanehu ue teala filloi në suren Mutafifin ku thotë: “Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.” Mutafifin, 1-3.

Këto ajete edhe pse flasin qartë për mardhëniet tregtare në peshore dhe në matje vetëm se mangësia përfshinë aspekte të mardhënieve tjera konkrete dhe abstrakte.

Pra mjerrë për ata që lënë mangu çfarëdo mangësie çoftë ajo, ngase mangësia është padrejtësi dhe nënçmim për atë që posedojnë njerëzit, është vjedhje e pasurisë në mënyrë të paligjshme, plagosje e shpirtërave, dhimbje për zemrat, mbjell konfliktin dhe urrejtjen, zgjerron rrethin e ndarjes dhe përçarjes.

Dhe mjerë për ata që lënë mangu në mardhëniet tregtare, poashtu ata që lënë mangu në mardhëniet shoqërore, në çështjet intelektuale dhe morale.

Ata që lënë mangu nga bashkëshortët të cilët janë shumë të kujdesshëm në të drejtat e tyre të kërkuara prej grave, dhe i nënvlerësojnë ato me lënien e detyrave që kanë ndaj tyre, bile disa kalojnë në padrejtësi dhe padyshim se bëjnë pjesë në këtë kërcënim.

Poashtu edhe gratë të cilat rëndojnë supet e burrave të tyre më kërkesat e shumta pa i marrë parasysh rrethanat, ndërsa me mangësi të qartë ndaj detyrave që kanë ndaj burrave.

Dhe ata që lënë mangu si prindër të cilët kërkojnë nga fëmijët e tyre respektin e plotë si atë material dhe atë moral, ndërsa ata janë njerëzit më të largët në kryerjen e detyrave ndaj fëmijëve.

Për fëmijët të cilët mërzisin prindërit me kërkesat e tyre, e më pas nuk kanë parasysh respektimin e as që kanë kujdes në të drejtën e prindërve tek ata.

Pra mjerë për ata që lënë mangu prej fqinjëve të cilët ngrisin zërrat me ankesa ndaj fqinjëve e nuk shohin në atë se çfarë dëmi bëjnë fëmijët e tyre ndaj fqinjëve.

Për të punësuarit të cilët i stërzmadhojnë pakënaqësitë e tyre dhe ankesat ndaj gjendjes dhe atij që i udhëheq, e tek ata nuk ka kujdes për të punuar, as rregull, as të veprojnë detyrat ashtu siç u kërkohet.

Për udhëheqësit të cilët kërkojnë detyrat nga ata që gjinden ndër ta, që i asgjësojnë e as që i vënë mendjen të drejtave të tyre.

Njerëzitë më të këqinj që lënë mangu janë pronarët e parave dhe punësimeve të cilët bëjnë padrejtësi ndaj punëmarrësit dhe punëtorit të ngratë, kërkojnë nga ai të jep mundin maksimal e nuk i japin pagesën e merituar vetëm se me mundim e zvarritje, apo mangësojnë edhe nga pagesa. Dhe në kontrast, disa punëtorë të cilët teprojnë në pagë duke kërkuar më tepër se sa meriton puna dhe mashtrojnë në kryerjen e punës duke insistuar dhe shqetësuar gjatë kërkimit të pagesës.

Mjerë për ata thirrës që lënë mangu, të cilët nëse përmendin xhematet dhe hoxhallarët e tyre shtojnë e kur përmendin dikë tjerë mangësojnë.

Po edhe autorët e librave dhe gazetarëve të cilët kur përmendin atë që dëshirojnë dhe është në pajtim me epshet e tyre shtojnë dhe stërzmadhojnë dhe nëse kalojnë kah ajo që nuk u përshtatet atyre edhe nëse është e drejtë mangësojnë, bile edhe injorojnë.

Shejh Sadij –Allahu e mëshiroftë- ka mendimin se në kuptimin e përgjithshëm të mangësisë hyjnë edhe debatet me fakte dhe thënie, ngase sikur që dy debatues siç është edhe traditë se çdo njëri prej tyre është i kujdesshëm në argumentet që i posedon, pra obligim për te është që të sqaron atë argument që sheh tek kundërshtari të cilën nuk e di, dhe të shikon në argumentet e kundërshtarit ashtu siç shikon në argumentet e tia, dhe në këtë temë shihet mesataria e njeriut nga fanatizmi dhe padrejtësia e tij, modestia e tij nga mendjemadhësia dhe mençuria nga mendjelehtësia, e lusim Allahut të na jep sukses në çdo të mirë.

Ajo që duhet patjetër potencuar këtu se lënia mangut është quajtur kështu ngase në një gjë ka mangësi e cila nuk i ipet rëndësi nga njerëzit për shkak se është e pakët dhe e fshehtë, ngase pesëdhjetë gram përshembull nuk ndikon dukshëm në njëmijë gram, por çështja është se  “mendoni se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.” Nur, 15.

Dhe kështu ndoshta një fjalë e mangët dëmton një të drejtë dhe vlerëson një padrejtësi, e folësi nuk kujdeset për atë fjalë, e si për atë që është më e madhe dhe më e dukshme në pasuri dhe nder të njerëzve.

E lusim Allahun që të na udhëzojë në thëniet, veprat dhe moralin më të mirë.

Përktheu: Shpend ZENELI

GJITHASHTU NË ALBISLAM