DHUNTIA E UDHËZIMIT

DHUNTIA E UDHËZIMIT

0 1892

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush pos Allahut, i Cili është Një dhe pa rival dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Prej dhuntive më të mëdha të Allahut për njerëzimin është dhuntia e udhëzimit në këtë fe, Allahu i Madhëruar  thotë për arabët: “Ata të përkujtojnë ty (mirësitë), ngase kanë pranuar islamin. Thuaju (atyre): “Mos më përkujtoni ju për atë që keni pranuar islamin, përkundrazi. Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse flisni të vërtetën”. Huxhurat, 17.

Allahu i Madhëruar ia përkujton këtë mirësi të dërguarit të tij: “Poashtu, Ne ta kemi dërguar ty shpalljen. Ti më parë nuk ke ditur se çka është Libri as çka është besimi, e Ne e bëmë atë dritë, me të cilin udhëzojmë kënd të dojmë  nga robërit Tonë. Ti (O Muhamed) me të vërtetë udhëzon në rrugën e drejtë”. Shura, 52.

Poashtu ka thënë: “dhe të gjeti të humbur e të udhëzoi”. Duha, 7.

Në dy sahihët është shënuar hadithi i Abdullah ibën Zejd se i dërguari salallahu alejhi ue selem i ka thënë Ensarëve: “A nuk u gjeta të devijuar e Allahu ju udhëzoi”. Dhe Allahu i përkujton banorët e xhenetit me këtë dhunti, ku thotë: “Nga kraharori i tyre nxjerrim çdo urrejtje, e nën ta do të rrjedhin lumenjtë. Dhe do të thonë: “Falënderimi qoftë Allahut që na udhëzoi në këtë, ne nuk do të ishim të udhëzuar sikur të mos ishte udhëzimi i Allahut”. A’raf, 43.

Udhëzimi ndahet në dy lloje:

1-Drejtim, udhëheqje dhe sqarim, kjo është detyrë e pejgamberëve dhe atyre që i pasuan ata, ky kuptim është i përmendur në fjalën e Allahut: “Dhe për çdo popull ka udhërufyes (në rrugë të drejtë)”. Rad, 7. Poashtu në fjalën e Allahut: “Ti (O Muhamed) me të vërtetë udhëzon në rrugën e drejtë”. Shura, 52. Poashtu ajeti: “dijeni se i dërguari ynë është i obliguar të bëjë shpalljen e qartë”. Maide, 92.

Allahu thotë: “Muaji i Ramazanit në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhëzues për njerëzit”.

Në sahihun e Muslimit është shënuar hadithi ku i dërguari salallahu alejhi ue selem i ka thënë Aliut: “Po të udhëzon Allahu një neri në dorën tënde është më mirë për ty se sa të kesh deve të kuqe”.

2-Mbarrësi dhe ndihmë për ta pranuar të vërtetën, kjo është me të cilën veçohet Allahu, e i tha të dërguarit të Tij: “Ti (O Muhamed) me të vërtetë, nuk mund të udhëzosh për në rrugë të drejtë atë që dëshron ti, por Allahu udhëzon atë që Ai do.  Ai i di më së miri ata që janë të udhëzuar”. Kasas, 56.

Allahu thotë: “Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. E, përse atëherë ti t’i detyrosh njerëzit të bëhen besomtarë”. Junus, 99. Allahu thotë: “E sikur Ne të donim, do t’ia jepnim çdo personi udhëzimin e tij, por kjo është fjla ime e vërtetë: Do ta bush xhehenemin me xhindët dhe njerëzit bashkërisht”. Sexhde, 13.

Andaj të mos ketë keqkuptim e të krijohet bindje se mes ajeteve të Kuranit që kanë lidhje me këtë temë ka kundërshitm.

Llojet e udhëzimit:

Të udhëzon Allahu njeriun në zbatimin e veprave të mira dhe moral të mirë me njerëzit, transmeton Hakimi në “Mustedrek” hadithin e Ebu Ejubit se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “O Allahu im, mi falë mua të gjitha gabimet dhe mëkatet, më dhuro, më ngjall, më furnizo, më udhëzo në vepra të mira ngase nuk udhëzon për gjë më të mirë pos Teje dhe nuk largon nga e keqja pos Teje”.

Prej llojeve më të mëdha të udhëzimit është të udhëzon Allahu njeriun në zbatimin e njëshmërisë (teuhidit) dhe largimit nga shirku, ngase kush vepron këtë ka arritur siguri në dunja e ahiret, Allahu thotë: “Ata të clët kanë besuar dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me zullum (shirk), atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuarit”. En Am, 82.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kërkonte nga Allahu udhëzimin, transmeton Muslimi në sahihun e tij hadithin e ibën Mesudit se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “O Allahu im, unë kërkoj prej teje udhëzimin, devotshmërinë, faljen dhe pasuri”. Ai lutej edhe për shokët e tij të udhëzohen dhe e drejtoi umetin e tij për këtë gjë, transmetojnë Buhariu dhe Muslimi hadithin e Xherir ibën Abdullahut, i cili ka thënë: U ankova te i dërguari salallahu alejhi ue selem se unë nuk mund të qëndroj mbi kalë, më goditi me dorën e tij në gjoks, dhe tha: “ O Allahu përqëndroe dhe bëre të udhëzuar dhe udhëzues”.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi hadithin e Ebu Hurejres radijallahu anhu të ketë thënë: “ Erdhi Tufejl ibën Amr Ed Deusi me shokët e tij tek i dërguari salallahu alejhi ue selem e i thanë: “O i dërguar i Allahut, fisi Deus kundërshtoi dhe refuzoi, lute Allahun kundër tyre. Njerëzit thanë: U shkatërrua fisi Deus. Tha: O Allahu im, udhëzo fisin Deus, dhe tërqafojnë ata Islamin”.

Transmeton Muslimi në sahihun e tij hadithin e Aliut radijallahu anhu se i dërguari salallahu alejhi ue selem i ka thënë atij, thuaj: “O Allah, më udhëzo dhe më drejto”

Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Njeriu gjithmonë është nevojtarë ta udhëzon Allahu në rrugë të drejtë, është i nevojshëm për qëllimin e kësaj lutje, ngase nuk ka shpëtim nga dënimi e as arritje së lumturisë vetëm se me udhëzim, dhe ky udhëzim nuk arrihet pos me udhëzimin e Allahut”.

Allahu i Lartmadhëruar ka treguar se kënd do ta udhëzon në këtë fe ia hap zemrën, dhe e kundërta se kujt Alahu ia dëshiron të keqen e devijimin ia ngushton atij gjoksin,  Allahu thotë: “Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. En Am, 125.

Shkaqet që të përqëndrojnë në udhëzim:

Duaja, transmeton Imam Ahmedi në “Musned” hadithin e Aishes radijallahu anha të ketë thënë: “Prej lutjeve që më së tëpërmi lutej i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ishte: “Allahu im, o rrotullues i zemrave përforcoma zemrën time në fenë tënde”, I thashë: O i dërguar i Allahut, ti shumë shpesh po e përmend këtë lutje. Tha: “Zemra e njeriut është mes dy gishtave prej gishtave të Allahut, i ndërron nëse do Ai, dhe i përqëndron nëse do Ai”.

Prej shkaqeve është edhe nxitimi në vepra të mira, Allahu thotë: “Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë. Dhe atëherë do t’u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh. Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë”. Nisa, 66-68.

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij.

Përktheu: Shpend ZENELI

GJITHASHTU NË ALBISLAM