NATA DHE DITA E MESME E MUAJIT SHABAN

NATA DHE DITA E MESME E MUAJIT SHABAN

0 2402

PYETJE: A lejohet të merret një hadith pasi ta dijmë se është hadith i dobët; dhe kjo ka të bëjë me kapitullin e veprave të mira “Kur të vijë nata e mesme e muajit Shaban, ngrituni për të falur namaz nate dhe agjërojeni ditën e saj”, duke e ditur se agjërimi vullnetar është adhurim për Allahun, gjithashtu edhe namazi i natës?

PËRGJIGJE: Ajo që ka të bëjë me vlerën e namazit, agjërimit dhe adhurimit në natën e mesme të muajit Shaban, nuk është nga pjesa e thënieve të dobëta, por është prej gjërave tê shpikura dhe të kota. Kjo nuk është e lejueshme që të merret, as të veprohet sipas saj, as në vepra të mira e as në tjera.

Rreth kësaj dite është vendosur dispozitë fetare në koleksionet e dijetarëve se është e pavlefshme.

Prej tyre: Ibn Xheuzi në librin e tij “El-Meuduat” 2/440-445; Ibn Kajjim El-Xheuzije në “El-Minar El-Munejjef” 174-177; Ebu Shamij Esh-Shafi’ij në “El-Baith ala inkar el-bid’a vel-havadith” 124-137; El-Irakij në “Tehrixh ihjau ulum ed-din” 582; dhe gjithashtu Shejhul-islam Ibn Tejmije ka përcjellur vendimin rreth pavlefshmërisë së saj në “Mexhmu El-Fetava” 28/138.

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, në “Dispozitat e manifestimit të natës së mesme të muajit Shaban” ka thënë: “Vërtetë manifestimi i natës së mesme të muajit Shaban me namaz (vullnetar) apo diçka tjetër ose veçimi i ditës së saj me agjërim është bidat (risi) e refuzuar nga shumica e dijetarëve dhe nuk ka origjinë në Sheriatin (ligjin islam) të pastër.”

Ai, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: “Veçimi i natës së mesme të muajit Shaban nuk ka ndonjë hadith të saktë, të gjitha hadithet që janë transmetuar rreth saj janë hadithe të dobëta dhe të shpikura, nuk ka bazë në to. Kjo është një natë e cila nuk ka ndonjë specifikë në leximin e Kur’anit, faljen e namazit vullnetar në vetmi ose me xhemat. Ajo se disa dijetarë kanë thënë se kjo natë ka ndonjë specifikë – kjo thënie është e dobët dhe nuk është e lejueshme që të veçohet me diçka. Kjo është e vërteta dhe Allahut i takon suksesi.” [“Mexhmu El-Fetava”, 4/511]

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM