FALJA E MËKATEVE NË MESIN E MUAJIT SHABAN

FALJA E MËKATEVE NË MESIN E MUAJIT SHABAN

0 1427

Në lidhje me mirësinë e natës së mesme të muajit shaban janë transmetuar shumë hadithe të shpikura, të dobëta ose të diskutueshme, prej hadhitheve të diskutueshme në këtë temë është hadithi ku mundet të merret si bazë, ku një grup dijetarësh e konsiderojnë të vlefshëm për shkak rrugëve të shumta të transmetimit.
Konkretisht bëhet fjalë për hadithin e Ebu Musa elEsharij në (sunen ibn Maxhes), ku dijetari Nasrudin Albani dhe disa të tjerë e konsiderojnë hasen për shkak rrugëve të shumta.

«إِنَّ اللَّهَ لَيَطَّلِعُ في لَيْلَةِ النِّصْفِ من شَعْبَانَ فَيَغْفِرُ لِجَمِيعِ خلقة إلا لِمُشْرِكٍ أو مُشَاحِنٍ»

 “Allahu vështron (tek krijesat e Tij) në natën e mesit të [muajit të] Shaban dhe i falë të gjitha krijesat e Tij, përveç idhujtarin apo armiqësorin [atë që e urren muslimanin tjetër dhe grindet me të].”
– Nga hadithi kuptojmë mëshirën e Allahut ndaj krijesave duke ua mundësuar faljen e mëkatëve.
– Rrezikun e idhujtarisë dhe armiqësimit ndërvëllazrorë ku del në shesh edhe rëndësia e njëshmërisë dhe faljes së personave që na është bërë padrejtësi.
– Veçimi i natës së gjysmës së këtij muaji me namaz dhe i ditës së saj me agjërim është i pabazë dhe se veprat duhet të jenë të mbështetura vetëm në hadithe të sakta, ndërsa sa i përket agjërimit të ditës së pesëmbëdhjetë, nëse bëhet më ketë qëllim të veçimit bëhet bidat por nëse agjërohet për shkak të ditëve të bardha, duke ia bashkangjitur edhe dy ditë përpara, atëherë kjo është sunet, për të cilin aludojnë hadithet e sakta. Mirëpo duhet të dihet se, agjërimi i ditëve të bardha nuk është i veçantë vetëm për muajin Shaban, porse agjërimi i këtyre ditëve është i ligjshëm në çdo muaj.

Përktheu: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM