NJOHURI KURANORE – 04

NJOHURI KURANORE – 04

0 1365

1. Sa herë është cekur në Kuran, Merjemja alejha selam!?

– Merjemja alejha selam është cekur në Kuran tridhjetë e katër herë!

2. Sa herë janë cekur në Kuran Jehudët dhe Krishterët!?

– Krishterët janë cekur në Kuran katëtmdhjetë herë kurse Jehudët janë cekur vetëm tetë herë.

3. Cilat sure në Kuran fillojnë me fjalën “قل” (Thuaj)!?

– Pesë sure në Kuran kanë filluar me fjalën (shprehjen) “قل” (Kul-Thuaj), ato janë;

1) Sureja el Xhinë; ِ
قُلْ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ اسْتَمَعَ نَفَرٌ مِنَ الْجِنِّ فَقَالُوا إِنَّا سَمِعْنَا قُرْآنًا عَجَبًا
Thuaj: “Mua më shpallet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit.” (El Xhinë; 1).

2) Sureja el Kafirun;
قلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ
Thuaj: “O ju jobesimtarë!” (El Kafirun; 1).

3) Sureja el Ihlas;
قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ
Thuaj: Ai, Allahu është Një!” (El Ihlas; 1).

4) Sureja el Felek;
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَق
Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit.” (El Felek; 1).

5) Sureja en Nas;
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ
Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve!” (En Nas; 1).

4. Në lidhje me kë zbriti fjala e Allahut;
سَأَلَ سَائِلٌ بِعَذَابٍ وَاقِعٍ
Një lutës e kerkoi dënimin e pashmangshëm.” ( El Mearixh; 1).

– Zbriti në lidhje me Nedër Ibnul Harith.

5. Në lidhje me kë zbriti fjala e Allahut;
إِنَّكَ لَا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ ۚ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ
Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.” (El Kasas; 56).

– Zbriti në lidhje me Ebu Talibin, Xhaxhain e resulullahut, salallahu alejhi ue selem!

Autor; Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 858

0 1063