NUK LEJOHET HIDHËRIMI I BESIMTARËVE MES VETE

NUK LEJOHET HIDHËRIMI I BESIMTARËVE MES VETE

0 4691

HADITHI:

Ebu Ejub (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nuk lejohet për muslimanin që të mos i flet vëllait të tij më tepër se tri netë, takohen të dy, e ky ia kthen shpinën atij e ai ia kthen shpinën këtij, e më i miri prej dyve është ai i cili fillon me selam.” [1]

KOMENTI:  

Është obligim për besimtarët të mbajnë vëllazërinë, të jenë vëllezër të imanit “Me të vërtet, muslimanët janë vëllezër, andaj pajtoni vëllezërit tuaj në mes vete.” Sureja Huxhurat, 10.

Kështu pra, besimtarët janë vëllezër të imanit, e që është vëllazëri më e fortë se ajo e gjakut, andaj, mes dy vëllezërve të imanit nuk lejohet ndarja sikur që nuk lejohet ndërprerja e lidhjeve mes të afërmve, këtë e kemi sqaruar më herët, por mes tyre duhet të ketë raporte dhe dashuri, sepse ata janë vëllezër për hir të Allahut, për këtë tha: “Nuk lejohet për muslimanin që të mos i flet vëllait të tij më tepër se tri netë, takohen të dy, e ky ia kthen shpinën atij e ai ia kthen shpinën këtij, e më i miri prej dyve është ai i cili fillon me selam.”

Ky hadith flet pr ndalesën e hidhërimit mes besimtarëve, nëse kjo është si pasojë e interesave të kësaj bote, sepse njerëzit mund të kenë mospajtime e hasmëri në çështjet e dynjasë, kështu që nuk u takon atyre të hidhërohen për shkak dynjasë, por, nëse është patjetër, sepse ne si krijesa jemi njerëz, mund që të ndikohet e të lëndohet nëse vëllai i tij gabon ndaj tij apo e lëndon atë, kështu që atyre u është lejuar të mos flasin mes vete për tri ditë, që t’i kalojë atë që ka në veten etij për vëllain musliman, e tri ditë janë të mjaftueshmë që të largojë atë që ndjen në veten e tij, ky është një lehtësim, poqëse nuk mban hidhërim aspak kjo është më së miri.

(takohen të dy) takohen këta të dy që nuk flasin mes vete (e ky ia kthen shpinën atij e ai ia kthen shpinën këtij) kjo nuk u lejohet (e më i miri prej dyve është ai i clii fillon me selam), kjo tregon se selami e largon ndërprerjen e raporteve, e largon hidhërimin, e që aludon në vlerën e përhapjes së selamit, dhe se dy të hidhëruarit nëse japin selam njëri tjetrir, ai i cili fillon i pari është më i mirë, sepse ky shpejtoi në veprimin e një të mire, pra, selami largon atë që njeriu mban në brendësinë e tij dhe është shënje e dashurisë.

Por, nëse hidhërimi është si shkak i dinit, dhe braktisja e tij për hatër të fesë, në këtë rast lejohet ët shtohet më shumë se tre ditë, për aq sa është e nevojshme, derisa personi i braktisur ta lë mëkatin, kështu i dërguari (paqja dh ebekimi i Allahut qofshin mbi të) ka braktisur ata tre të cilët nuk shkuan me të në luftë, për pesëdhjetë ditë derisa u penduan tek Allahu dhe Allahu pranoi pendesën prej tyre, dhe i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dh aleje që t’u flitet e të përshëndeten me selam. Hidhërimi nëse është si shkak i mëkatit, atëherë lejohet të shtohet për aq sa është e nevojshme derisa të pendohen mëkatari, dhe kjo nuk mund të përcaktohet me tre ditë, por caktohet për aq sa është e nevojshme, e atëherë kur shihet si e panevojshme që të shtohen ditët, largohet edhe hidhërimi.

1. E shënon Buhariu me numër (6077), Muslimi me numër (2560).

2. Tregimi i atyre treve që nuk shkuan në luftë është shënuar nga Buhariu me numër (4418), dhe Muslimi me numër (2769).

Përktheu: Shpend Zeneli

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULIG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTËDHJETË E TRE

albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM