NXËNËSI QË BËNTE HATME KUR’ANIN ÇDO NATË

NXËNËSI QË BËNTE HATME KUR’ANIN ÇDO NATË

0 1681

     Tregohet se Imam Ahmedit i është thënë që njëri nga nxënësit e tij bën  hatme Kur’anin deri në mëngjes, pastaj e fal sabahun.
Imam Ahmedi dëshiroi ta mësoj se si të meditojë në Kur’an, shkoi tek ai dhe i tha: “Më kanë lajmëruar se ti vepron kështu e kështu…”
Nxënësi u përgjigj: “Po, o Imam Ahmed.”
Imam Ahmedi i tha: “Kur të ikën dita dhe vje nata, ngritu ashtu siç ke bërë edhe herave tjera, por gjatë leximit të Kua’nit paramendo sikur unë jam afër dhe të përcjell, pastaj më trego nesër!”
Të nesërmen erdhi nxënësi tek imam Ahmedi, e ai e pyeti, ndersa ai u përgjigj: “Kam lexuar vetëm 10 xhuze!”
Imam Ahmedi i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur të lexosh para Muhamedit, alejhi selam, shkoi dhe pastaj u kthye ditën e nesërme dhe tha: “O Imam Ahmed, nuk kam mundur ta përfundoj as xhuzin “Amme” (xhuzin e fundit)!”
Imami i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur lexon para Allahut azze ue xhele.”
U çudit nxënësi, shkoi dhe të nesërmen u kthye duke qajtur.”
Imami e pyeti: “Ç’ke bërë o biri im?”
Nxënësi u pergjigj duke qajtur: “O Imam, pasha Allahun nuk kam mundur ta përfundoj as Fatihan-Elhamin gjatë gjithë natës.”

Përktheu: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM