O ROBËRIT E MI! UNË IA KAM NDALUAR VETES PADREJTËSINË

O ROBËRIT E MI! UNË IA KAM NDALUAR VETES PADREJTËSINË

0 2293

عَنْ أَبِي ذَرٍّ الْغِفَارِيِّ t عَنْ النَّبِيِّ ﷺ فِيمَا يَرْوِيهِ عَنْ رَبِّهِ تَبَارَكَ وَتَعَالَى، أَنَّهُ قَالَ: “يَا عِبَادِي: إنِّي حَرَّمْت الظُّلْمَ عَلَى نَفْسِي، وَجَعَلْته بَيْنَكُمْ مُحَرَّمًا؛ فَلَا تَظَالَمُوا. يَا عِبَادِي! كُلُّكُمْ ضَالٌّ إلَّا مَنْ هَدَيْته، فَاسْتَهْدُونِي أَهْدِكُمْ. يَا عِبَادِي! كُلُّكُمْ جَائِعٌ إلَّا مَنْ أَطْعَمْته، فَاسْتَطْعِمُونِي أُطْعِمْكُمْ. يَا عِبَادِي! كُلُّكُمْ عَارٍ إلَّا مَنْ كَسَوْته، فَاسْتَكْسُونِي أَكْسُكُمْ. يَا عِبَادِي! إنَّكُمْ تُخْطِئُونَ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ، وَأَنَا أَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا؛ فَاسْتَغْفِرُونِي أَغْفِرْ لَكُمْ. يَا عِبَادِي! إنَّكُمْ لَنْ تَبْلُغُوا ضُرِّي فَتَضُرُّونِي، وَلَنْ تَبْلُغُوا نَفْعِي فَتَنْفَعُونِي. يَا عِبَادِي! لَوْ أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ كَانُوا عَلَى أَتْقَى قَلْبِ رَجُلٍ وَاحِدٍ مِنْكُمْ، مَا زَادَ ذَلِكَ فِي مُلْكِي شَيْئًا. يَا عِبَادِي! لَوْ أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ كَانُوا عَلَى أَفْجَرِ قَلْبِ رَجُلٍ وَاحِدٍ مِنْكُمْ، مَا نَقَصَ ذَلِكَ مِنْ مُلْكِي شَيْئًا. يَا عِبَادِي! لَوْ أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ قَامُوا فِي صَعِيدٍ وَاحِدٍ، فَسَأَلُونِي، فَأَعْطَيْت كُلَّ وَاحِدٍ مَسْأَلَته، مَا نَقَصَ ذَلِكَ مِمَّا عِنْدِي إلَّا كَمَا يَنْقُصُ الْمِخْيَطُ إذَا أُدْخِلَ الْبَحْرَ. يَا عِبَادِي! إنَّمَا هِيَ أَعْمَالُكُمْ أُحْصِيهَا لَكُمْ، ثُمَّ أُوَفِّيكُمْ إيَّاهَا؛ فَمَنْ وَجَدَ خَيْرًا فَلْيَحْمَدِ اللَّهَ، وَمَنْ وَجَدَ غَيْرَ ذَلِكَ فَلَا يَلُومَنَّ إلَّا نَفْسَهُ”.

رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:2577].

Ebu Dherr el Gifariu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ përcjell se Allahu i Lartmadhërishëm ka thënë:

“O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë dhe e kam bërë të ndaluar edhe ndërmjet jush, andaj mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit. O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, përveç atij që Unë e udhëzoj, ndaj kërkomani udhëzimin, që t’ju përudh. O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që unë e ushqej, ndaj kërkomani ushqimin, që t’ju ushqej. O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që unë e pajis me veshmbathje, ndaj më kërkoni veshmbathje, që t’ju furnizoj me të. O robërit e Mi! Ju bëni gabime natë e ditë, ndërsa Unë i fal të gjitha mëkatet, ndaj më kërkoni falje, që t’ju fal. O robërit e Mi! Ju kurrë nuk do të arrini të më bëni dëm e as që do të keni mundësi të më bëni dobi. O robërit e Mi, edhe po qe se të gjithë ju, i pari e i fundit, përfshirë njerëzit e xhinët, bëheni si njeriu më zemërmirë prej jush, kjo gjë aspak nuk do ta shtonte sundimin Tim. O robërit e Mi, edhe nëse të gjithë njerëzit e xhinët, fillim e mbarim, bëheni si njeriu më zemërprishur nga mesi juaj, kjo gjë as që do të pakonte sundimin Tim. O robërit e Mi, në qoftë se të gjithë njerëzit e xhinët, fund e krye, tubohen në një vend, më drejtohen me kërkesa e Unë ia jap gjithsecilit atë që kërkon, kjo nuk do të pakësonte asgjë nga ajo që gjendet tek Unë, respektivisht aq sa përthith gjilpëra kur futet në det. O robërit e Mi! Vërtet ato janë veprat tuaja, të cilat i ruaj e më pas jua shpërblej, kështu që, kushdo që gjen mirë, le ta falënderojë Allahun, ndërkaq, ai që gjen keq, le ta qortojë vetëm vetveten.”

E shënon Muslimi [numër 2577].

Dobit e Hadithit:

1) Hadithi kudsij është një lloj i hadithit ku i dërguari a.s. transmeton nga Zoti.

2) Pohimi i cilësisë së folurit për Allahun ashtu siç i takon madhëris së tij.

3) Mohimi i padrejtësisë kundrejt Allahut dhe pohohimi drejtësisë së tij.

4) Padrejtëisa e ndaluar mes nesh përfshin dy lloje:

a) Padrejtësinë që ia bën personi vetes.

b) Padrejtësinë që ia bën personi të tjerve, dhe mu për këtë llojë të padrejtësisë flitet në këtë hadith.

Padrejtësia e ndaluar sillet rreth dy qështjeve:

a) Të penguarit nga një qështjeje që i takon një individi. p.sh. të mos ia kthesh borgjin ,,,etj.

b) Të ngarkuarit me një qështje që si takon një individi p.sh. ta obligosh me një borgj që nuk e ka,,,etj.

5) Njeriu është në humbje po mos të ishte udhëzimi i Allahut.

6) Obligohemi të kërkojmë udhëzim nga Allahu xh.sh.

7) Njerëzit në esencë janë të uritur shikuar nga fakti se nuk munden ta krijojnë atë por ajo që duhet ta bën besimtari, të kërkon furnizim prej Allahut xh.sh, ti mer shkaqet e lejuara për një furnizim të begatshëm duke ia mbështetur mirësinë e të ushyerit vetëm Allahut xh.s .

8) Njerzit në esencë janë të zhveshur shikuar nga fakti se nuk munden ta krijojnë atë, andaj obligohemi si besimtarë ti marim shkaqet e lejuara ashtu siç u përmend më lartë.

9) Biri i Ademit është gabimtar dhe kërkimi i faljes bëhet në dy mënyra:

a) Kërkimi faljes me fjalën (estegfirullah) nga shirku dhe mëkatet e mëdha.

b) Kërkimi faljes me vepra të mira nga mëkatet e vogla.

11) Burimi devotshmërisë dhe i prishjes së saj është zemra.

12) Gjerësia e pasurisë së Allahut xh.sh.

13) Allahu xh.sh. i numron veprat e rrobërve të tij dhe i shpërblen ata.

14) Detyrshmëria e falenderimit ndaj Allahun xh.sh. për atë të cilin është i prirur të bën vepra të mira.

15) Ai i cili nuk është i prirur për të bërë vepra të mira mos ta qorton askend përpos vetës së tij.

16) Mëshira e allahut ndaj rrobërve të tij, duke ua sqaruar gjendjen e tyre të dobët dhe të nevojshëm për Allahun dhe rrugën e zgjidhjes së varfërisë dhe nevojës me lutje ndaj tij.

HADITHI I NJËZET E KATËRT

Përktheu: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM