PAJTUESHMËRIA ME CAKTIMIN E ALLAHUT DHE DURIMI GJATË SPROVAVE

PAJTUESHMËRIA ME CAKTIMIN E ALLAHUT DHE DURIMI GJATË SPROVAVE

0 1262

Dallimi në mes të qenurit i kënaqur me atë që të ka caktuar Allahu dhe të qenurit durimtar gjatë sprovave.

Ibn Uthejmini, (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Ekziston dallimi në mes të qenurit i kënaqur me atë që të ka caktuar Allahu dhe të qenurit durimtar gjatë sprovave, dallimi në realitet dhe dallim në legjislacionin e sheriatit.

Dallimi në legjislacionin e sheriatit është se:
Të qenurit durimtar gjatë sprovës është obligim, ndërsa të qenurit i kënaqur gjatë sprovës është sunet (vepër vullnetarë). Ndërsa dallimi në realitet është se: ai i cili sprovohet, ndjen dhimbje, ndjen se ka humbur diçka, mirëpo e ndalon veten nga të bërit e veprave që e hidhërojnë Allahun. Nuk bërtet, nuk i bjen fytyrës, nuk i copëton teshat, nuk i shkul flokët, por bën durim dhe e pret shpërblimin nga Allahu.
Sa i përket atij që është i kënaqur me caktimin e Allahut, ai ndjehet i rehatshëm dhe është në kulminacionin e qëtësisë. Tek ai nuk ka ndonjë dallim se a është sprovuar apo jo. Ai është i bindur plotësisht në caktimin e Allahut.

(Et-Talik Ala El munteka, vëllimi 1, faqe: 638)

Përktheu dhe përshtati Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM