Pasi ngrihet për sabah e merr vesh se kjo ditë qenka e Ramazanit.

Pasi ngrihet për sabah e merr vesh se kjo ditë qenka e Ramazanit.

0 1016

Pyetja: Një njeri ka fjetur natën e parë të Ramazanit para se të vërtetohet hyrja e muajit, kështu që nuk e ka bërë nijet gjatë natës. Pasi ngrihet për sabah e merr vesh se kjo ditë qenka e Ramazanit. Çfarë duhet të bëjë ai në këtë rast? Si dhe, a duhet të kompensohet kjo ditë?

Përgjigje: Një njeri ka fjetur natën e parë të Ramazanit para se të vër­te­to­het hyrja e muajit dhe nuk e ka bërë atë natë nijetin për agjërim. Kur ësh­të ngritur në mëngjes e ka kuptuar se kjo di­të është e Ramazanit.

Ky, prej çastit kur e kupton se është Ramazan, duhet të fi­llo­jë agjë­ri­min dhe e ka detyrim ta kompensojë këtë ditë sipas men­di­mit të shu­micës së dijetarëve (xhumhurit).

Mendimin e tyre nuk e ka kundërshtuar me sa di unë askush për­veç Shej­hul Islam Ibën Tejmijes, rahimehull-llah, që ka thënë: Ni­jeti është i li­dhur ngushtë me dijen, e ky nuk e ka ditur, ky ësh­të i arsyetuar.

Ky, pra nuk e ka lënë nijetin pasi e ka ditur, por ka qenë i pa­di­tur, ndër­sa i padituri është i arsyetuar. Prandaj nëse fillon agjë­ri­min prej ças­tit kur e kupton se është Ramazan, agjërimi i tij ësh­­të në rregull. Si dhe nuk duhet ta kompensojë sipas këtij men­di­mi.

Por xhumhuri i dijetarëve thonë: Ai e ka detyrim të fillojë agjë­rimin dhe duhet ta kompensojë atë ditë. Këtë e kanë ar­gu­men­tuar me atë se këtij i ka kaluar një pjesë e ditës pa nijet.

Unë mendoj se më e sigurtë është që ta kompensojë atë ditë.

përktheu: Omer B.