PASTËRTIA ËSHTË GJYSMA E BESIMIT

PASTËRTIA ËSHTË GJYSMA E BESIMIT

0 2445

عَنْ أَبِي مَالِكٍ الْحَارِثِ بْنِ عَاصِمٍ الْأَشْعَرِيِّ t قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: “الطَّهُورُ شَطْرُ الْإِيمَانِ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ تَمْلَأُ الْمِيزَانَ، وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ تَمْلَآنِ -أَوْ: تَمْلَأُ- مَا بَيْنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ، وَالصَّلَاةُ نُورٌ، وَالصَّدَقَةُ بُرْهَانٌ، وَالصَّبْرُ ضِيَاءٌ، وَالْقُرْآنُ حُجَّةٌ لَك أَوْ عَلَيْك، كُلُّ النَّاسِ يَغْدُو، فَبَائِعٌ نَفْسَهُ فَمُعْتِقُهَا أَوْ مُوبِقُهَا”.

رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:223].

Ebu Malik el Harith ibn Asim el Eshariu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) ‘elhamdulilah’ e rëndon peshoren, (thëniet) ‘subhanallah’ (i patëmeta është Allahu) dhe ‘elhamdulilah’ (lavdërimi i takon Allahut) mbushin hapësirën ndërmjet qiellit dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është argument, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument për- ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet.”

E shënon Muslimi [numër 223].

Dobit e Hadithit:

1) Nxitje për pastrim fizik dhe shpirtërorë ngase nuk veçoi por e përgjithsoi duke thënë se “pastërtia është gjysma e imanit”

2) Vlera e Falendërimit në Allahut xh.sh. dhe se ajo mbush peshorën.

3) Vërtetësia e peshorës dhe se ajo është konkrete dhe se Allahu xh.sh. ka mundësi të shëndron vdekjen në formën e dashit.

4) Fjala “subhanAllah” d.m.th. i madhëruar është Allahu dhe larg të metave, të metave që i mveshën Allahu xh.sh janë tre lloje:

a) Cilësit që shprehin mangësi.

b) Mangësia në përsosmëri.

c) Përgjasimi me krijesa.

5) Vlera e përmendjes së fjalës “subhanAllah” dhe “elhamdulilah” dhe se arsyja e kësaj vlere qëndron tek fakti se njëra mohon të metat e Allahut kurse tjetra vërteton vlerat e tij.

6) Namazi është dritë për atë të cilin realizon atë në formën më të mirë, duke qen larg pengesave që e ulin vlerën e saj.

7) Vlera e lëmoshës dhe se ajo është argument për imanin e bamirsit, pasuria është e dashur për shpirtin, nuk jepet një e dashur vetëm për të aritur një tjetër më të dashur, lëmosha aludon në imanin e bamirsit.

8) Vlera e durimit dhe se ajo është tri lloje:

a) Durimi në adhurime.

b) Durimi prej mëkatëve.

c) Durimi në sprova.

9) Kur’ani do të argumenton për bartesin e atij të cilit vepron me mësimet e tij, e nëse nuk shoqëron bartësi i tij me vepër, do të jetë kundër tij.

10) Gjith njerëzit shesin shpirtat e tyre, e kush e shet me vepra të mira e ka liruar veten, ai i cili e shet me vepra të këqija e ka shkatruar veten e tij.

HADITHI I NJËZET E TRETË

Përktheu: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM