Për ndërtimin e shtëpisë kam prerë një kurban dhe kokën e tij e kam venduar në themel!

Për ndërtimin e shtëpisë kam prerë një kurban dhe kokën e tij e kam venduar në themel!

0 3256

Pyetje: Selam alejkum. Për ndërtimin e shtëpisë kam prerë një kurban pastaj e kam marrë një unazë dhe e kam venduar  në gojë të kurbanit kurse kokën e kurbanit e kam vendosur në themele. Kjo vepër e imja tani po më brengos shumë.  Si t’ia  bëj?

Përgjigje: falënderimi dhe lavdërimi i takojnë Allahut të madhëruar. Lavdia dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Prerja e kurbanit është një prej adhurimeve më madhështore që nuk guxon t’i drejtohet dikujt tjetër pos Allahut. Allahu i madhëruar thotë:  “thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ima janë për Allahun Zotin e botëve, Ai s’ka rival” kurse Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Allahu e mallkoftë atë që prêt kurabn për dikë tjetër pos Allahut.”

Këto tekste të sheriatit si dhe shumë të tjera flasin për shëmtinë e prerjes së kurbanit për dikë tjetër sepse një vepër e tillë është shirk. Shirku është: barazimi i Krijuesit me krijesën në gjëra që i takojnë vetëm Krijuesit. Nuk ka mëkat më të madh se t’i drejtosh adhurimin dikujt tjetër pos Allahut të madhëruar. Nëse njeriu takon Allahun me këtë gabim, ai gjithsesi do jetë prej banorëve të zjarrit.

Prerja e Kurbanit në mënyrën që e ke përmendur në pyetje, pa mëdyshje është një gabim. Ky gabim mund të jetë tmerrësisht i madh nëse kurbanin e ke prerë për xhinët në mënyrë që të mbrohesh nga dëmet e tyre, një besim ky i popujve të vjetër të cilin fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite e gjejmë edhe atë në mesin e muslimanëve.

Nëse këtë e ke bërë i zhveshur nga besëtytnia e lartpërmendur, por thjeshtë, sepse ashtu ke dëgjuar apo të ka porositur dikush, mirëpo ti e ke prerë kurbanin për Allahun, atëherë kemi të bëjmë me një vepër të shpikur në fe, rreziku i të cilës është gjithashtu shumë i madh.

M’u për këtë, pavarësisht se me çfarë qëllimi ke bërë atë vepër duhet që sinqerisht të pendohesh tek Allahu me keqardhje për gabimin që ke bërë dhe dije se Allahu “I falë të gjitha mëkatet” – nëse njeriu pendohet sinqerisht.

Dhe për fund duhet të mësohemi që para se të bëjmë një vepër që ka të bëjë me praktikat fetare, të pyesim njerëzit kompetent, si dhe t’i mësojmë gjërat themelore të fesë tonë. I lutemi Allahut që të na forcojë në rrugën e Tij të drejtë!