PËRSHPEJTIMI I IFTARIT

PËRSHPEJTIMI I IFTARIT

0 1237

Është vepër e pëlqyer që agjëruesi ta përshpejton ngrënien e iftarit nëse ka perënduar dielli, dhe anasjelltas vonimi i saj është vepër e urrejtur (mekruh).

I Dërguari alejhiselam ka thënë:
“Vazhdojnë njerzit të jenë n’mirësi përderisa e përshpejtojnë iftarin”(Buhariu dhe Muslimi)

  • Mirpo, duhet të kemi kujdes mos ta vonojmë namazin e Akshamit nga koha e preferuar, më mirë për agjëruesin do të ishte sikur të marrë abdest para iftarit e të fal namazin menjëher pas ushqimit, nëse ushqimi është shtruar,
  • Ndërsa, nëse ushqimi nuk është shtruar, më mirë është të bëj iftar menjëher me një hurme, ujë, apo diç te ngjashme pastaj të fal namazin e Akshamit në fillim të kohës,

Me këtë formë arrihet suneti i përshpejtimit të iftarit dhe kryerjes së e namazit të Akshamit n’kohën e preferuar, dhe njejtën kohë nuk kemi bërë vepër të urrejtur përshkak ushqimit të shtruar.
I Dërguari alejhiselam ka thënë:
“Nuk ka namaz pranë sofrës së shtruar”(Buhariu)

Përgaditi Hoxhë Vedat Skenderi
20.03.2022

GJITHASHTU NË ALBISLAM