PESIMIZMI ËSHTË NGA MORALI I KEQ

PESIMIZMI ËSHTË NGA MORALI I KEQ

0 2876

HADITHI:

Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Pesimizmi është moral i keq.”[1]

KOMENTI:

Kemi përmendur më herët morali apo sjelljen e keqe dhe se nuk i takon besimtari të cilësohet më diç të tillë, por ai duhet të cilësohet me sjellje të mire. Kjo e bën të ditur se morali i keq e shtyn njeriun në vepra të këqija.

Pesimizëm është: Parashikime të këqija. Kur njeriut i prishet morali i tij ai parasheh vetëm gjëra të këqija dhe bëhet pesimist.

Disa i kanë tubuar shenjat e moralit të keq dhe kanë thënë: “Të jetë i paturpshëm, shumë i dëmshëm dhe aspak i dobishëm, gënjeshtarë, njeri që flet shumë e që pak punon, që shpesh gabon e shumë punë të kota vepron, as nuk nderon as që mban lidhjet familjare, nuk duron e as që falënderon, nuk është i butë, as shoqërues, nuk është i ndershëm, as i mëshirshëm, mallkon, shanë, bartë fjalë, përgojon, nxiton, ka inatë, është koprrac, ka zili, është i nevrikosur, i ndyrë e dëshiron epshin e tij dhe nuk e urren, ky është morali i keq.”[2]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËDHJETË E PESTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ahmedi në (Musned) (6/85), ibën Adij në (el-Kamil) (2/211), Hejthemiu e ka përmendur në (Mexhamu Zevaid) (8/56) dhe ka thënë: E transmeton Taberani dhe në të gjendet Ebu Bekr ibën Ebi Merjem i cili është i dobët. Shih (Silsiletu Ehadith Daife) të shejh Albanit (2/207).

[2] Shih librin (Mevsuatu Nedratu naim) (10/4651).

GJITHASHTU NË ALBISLAM