QËLLIMI I KRIJIMIT

QËLLIMI I KRIJIMIT

0 1355

Cdo gjë që e ka krijuar Allahu I Madhëruar ka qëllim. Edhe ne si njerëz jemi krijuar për ndonjë qëllim. Allahu i Madhëruar e ka përmendur në Librin e Tij Famëlartë Kuranin Fisnik qëllimin e krijimit të njerëzve dhe atë mvarësisht raportit.

Për qëllimin e krijimit në raport me Allahun e Madhëruar ka thënë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. “ Dharijat: 56

… ndërsa për qëllimin në raport me njerëzit ka thënë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا

O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, …   “ Huxhurat: 13

Prej këtyre ajo që është më kryesore është qëllimi i krijimit në raport me Allahun. Allahu I Madhëruar ka thënë:

إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ

… e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë “ Huxhurat: 13

Raporti me të tjerët është pasqyra e raportit me Allahun.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

اتَّقِ الْمَحَارِمَ تَكُنْ أَعْبَدَ النَّاسِ وَارْضَ بِمَا قَسَمَ اللَّهُ لَكَ تَكُنْ أَغْنَى النَّاسِ وَأَحْسِنْ إِلَى جَارِكَ تَكُنْ مُؤْمِنًا وَأَحِبَّ لِلنَّاسِ مَا تُحِبُّ لِنَفْسِكَ تَكُنْ مُسْلِمًا وَلَا تُكْثِرِ الضَّحِكَ فَإِنَّ كَثْرَةَ الضَّحِكِ تُمِيتُ الْقَلْبَ

“ Ki kujdes nga haramet, do të jesh adhuruesi më i dalluar mes njerëzve, kënaqu me atë që ta ka caktuar Allahu, do të jesh më i pasuri mes njerëzve, sillu mirë me fqiun, do të jesh besimtar, dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete, do të jesh musliman dhe mos e tepro me të qeshur sepse teprimi në të qeshur e vdes zemrën.“

Hasen, transmeton Tirmidhiu

Përgatiti: Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM