SADAKAJA NË RAMAZAN

SADAKAJA NË RAMAZAN

0 4916

Falenderimi dhe lavdatat i takojnë Allahut, dhul-xhelal, Atë e falenderojmë që na bëri musliman, t’i besojmë atij, ta adhurojmë vetëm Atë. Na bëri umet të pejgamberit më zgjedhur Muhamed Mustafasë – salallahu alejhi ve selem – që vetëm rrugën e tij ta ndjekim.
Na bëri prej atyre që agjërojmë dhe japim sadaka për hir të Tij.
Sot është ditë e xhuma, është xhumaja e fundit në këtë muaj.
Në fund të këtij muaji besimtarët që agjëruan e japin sadakatul fitrin.
Vëlla i nderuar, a ke mendur se pse duhet ta japish sadaktul-fitrin?
Për ti përmirësuar lëshimet që ke bërë në agjërim gjatë këtij muaji.
A nuk e ke vërejtur se pas selamit në namaz, thua tre herë estagfirullah (kërkoj faljen tënde o Allah)? Pse e bën këtë? Për ti përmirësuar lëshimet që ke bërë në namaz.
Andaj me sadakatul fitër në i bëjmë përmirësimet e gabimeve tona dhe lëshimet që i kemi bërë gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit. Mirëpo nga ana tjetër kjo është një mësim, një edukim për ne sepse dora e besimtarit duhet të mësohet të jep, e mos të mblidhet e të bëjë kopraci.

Allahu i Madhëruar ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَنفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَاكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ يَوْمٌ لَّا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خُلَّةٌ وَلَا شَفَاعَةٌ ۗ وَالْكَافِرُونَ هُمُ الظَّالِمُونَ (254)
“O ju që keni besuar, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim,. Pabesimtarët janë mizorë. “ Bekare: 254

Pastaj – Allahu i madhëruar – i ka inkurajuar për dhënie duke u thënë se shpërblimi i tyre është shumë i madh:
مَّثَلُ الَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنبُلَةٍ مِّائَةُ حَبَّةٍ ۗ وَاللَّهُ يُضَاعِفُ لِمَن يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ (261)
“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet. “ Bekare: 261

Derisa jemi në dynja duhet të shpenzojmë në atë që Allahu na porositë dhe i dërguari i Tij, se pas vdekjes bëhet vonë.
Shikoni në ditën e kijametit se çfarë do të thonë:
وَأَنفِقُوا مِن مَّا رَزَقْنَاكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلَا أَخَّرْتَنِي إِلَىٰ أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُن مِّنَ الصَّالِحِينَ (10)
“ Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!” “ Munafikun: 10

Subhanallah!!! në mes të gjitha veprave, e ka përmendur sadakanë – lëmoshën, ngaqë e dinë se ajo është shkak i madh për të shpëtuar njeriu në Botën tjetër.

Sadakaj është vepër e mirë që Allahu e do shumë, e vlerëson dhe shpërblen.
I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem na tregon se një lavire – Allahu ju nderoftë – pasi është penduar nga ajo vepër e shëmtuar, largohet dhe gjatë largimit, rrugës e e sheh një qen që ishte etur shumë dhe nuk kishte mundur ta arrijë ujin në pus dhe ishte shtrirë nga etja. Kjo grua e zbathi këpucën e saj, e mbushi me ujë dhe i dha qenit të pijë. Qeni u kthjell, ngrihet dhe fillon të ecë.
Thotë I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem: Allahu e ka falur atë.

Paramendoni o ju vëllezër të nderuar, kjo lavirja pas pendimit, i ka dhënë qenit ujë dhe Allahu e ka falë. … paramendoni … nëse i jep ujë njeriut?!?!

Sa me vlerë është sadakaja, tregojnë edhe hadithet profetike:

الْيَدُ الْعُلْيَا خَيْرٌ مِنَ الْيَدِ السُّفْلَى، وَالْيَدُ الْعُلْيَا الْمُنْفِقَةُ وَالسُّفْلَى السَّائِلَة
1. “Dora që është lart është më e mirë se dora që është poshtë. Dora lart është ajo që jep, ndërsa dora poshtë është ajo lyp.” Tra. Muslimi

وصدقة السر ، تطفئ غضب الرب
2. “Sadakaja fshehurazi e shuan zemërimin e Zotit.” Tra. Tirmidhiu

ثلاثة أُقسم عليهن وأحدثكم حديثاً فاحفظوه، قال: ما نقص مال عبد من صدقة

3. “ Për tre gjëra betohem në Allahun, … pastaj e ka përmendur: Nuk mangësohet pasuria duke dhënë sadaka. … “/ Sahih tra. Tirmidhiu

لا يتصدق أحد بتمرة من كسب طيب إلا أخذها الله بيمينه، فيربيها كما يربي أحدكم فَلُوَّهُ أو قَلُوصَهُ حتى تكون مثل الجبل أو أعظم
4. Secili prej jush që jep edhe vëtm një hurmë nga fitimi hallall, e mërr Allahu me të djathtën e Tij dhe e kultivon ashtu siç kujdeset ndonjëri për mëzin (apo viçin) deri sa të bëhet sa një mal apo më e madhe.” Mutefekun alejhi

Vallahu jed’uu ila daris-selam ve jehdi mejjeshau ila siratil-mustekim
Allahu thërret për në shtëpinë e paqës (xhenet) dhe e udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë

E lusim Allahun e Madhëruar
– Të na i pranojë agjërimi, namazin, lëmoshën dhe lutjet tona
– Të sëmurit tanë ti shërojë, të burgosurit tanë ti lirojë, të vdekurit tanë ti mëshirojë
– Të dobëtit nga muslimanët tu ndihmojë në çdo vend
– Të sprovuarve tua largojë sprovat,
E lusim Allahun e madhëruar
– Ti mëshirojë besimatërt dhe besimtaret musliman, të gjallë prej tyre dhe të vdekur.
E lusim Allahun e Madhëruar

– Ta forcojë Islamin dhe muslimanët dhe ti bëjë krenar, e ta mposhtë shirkun dhe mushrikët

Hoxhë Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM