SËMUNDJET E ZEMRËS!

SËMUNDJET E ZEMRËS!

0 1309

Transmetohet nga Zubejr el Auami, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem! , ka thënë:

دَبَّ إِليكُمْ دَاءُ الأُمَمِ مِنْ قَبْلِكُمْ، الحَسَدُ وَالبَغْضَاءُ، هِيَ الحَالِقَةُ لا أَقولُ تَحْلِقُ الشَّعْرَ، لَكِنَّها تَحْلِقُ الدِّينَ

“Janë përhapur në mesin tuaj sëmundje të popujve para jush: hasedi dhe urrejtja dhe ajo është që rruan, nuk them që rruan flokët, por e rruan e fenë.”

(Sahih et Tirmidhi: 2038).

Shejhul Islam Ibn Tejmije,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Hasedi (Zilia) është një sëmundje psiqike dhe shpirtërore, sëmundje dominante që nuk mund të shpëtoj prej saj veçse një pjesë e vogël e njerëzve. Nuk ka trup pa hased, por arroganti e shfaq hasedin e forcon atë duke mos e bekuar vëllain e tij, kurse njeriu fisnik dhe bujarë e fsheh hasedin dhe e zhdukë atë duke thënë: MashAllah, TebarekAllah.”

SERIA: MEDITIME MBI HADITHET PROFETIKE – 08

Nga arabishtja : Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM