SHARJA DHE LUFTIMI I MUSLIMANIT!

SHARJA DHE LUFTIMI I MUSLIMANIT!

0 2359

HADITHI:

Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Sharja e muslimanit është gjynah, dhe luftimi i tij është kufër.”[1]

KOMENTI:

Këto dy vese janë të përçmuara dhe janë nga morali i keq.

Vesi i parë: (Sharja e muslimanit), pra, fyerja e muslimanit, sikur të thuhet: O i keq, Allahu të mallkoftë, o mëkatar, o armik i Allahut, e thënie të ngjashme, llogaritet sharje dhe nuk lejohet për një musliman, sepse muslimani ka të drejtat e tija dhe shenjtërinë e tij, kështu që nuk lejojet të shahet. Fjala e tij (gjynah – الفسق) veprim që të nxjerr nga respekti ndaj Allahut.

Vesi i dytë: (luftimi i tij është kufër), derdhja e gjakut, të goditet me pa të drejtë, kjo përfshinë çdo lloj sulmi mbi një njeri në trupin e tij, nuk i lejohet askujt të sulmon muslimanin, i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Çdo musliman ndaj muslimanit e ka haram gjakun, pasurinë e nderin e tij.”[2]

 (Luftimi i tij është kufër), është një vepër që urrehet, dhe llogaritet kufër i vogël i cili nuk e nxjerr njeriun prej islamit sepse është në formën e pashquar, disa të tjerë kanë thënë: kufër (mohim) i dhuntive, e nëse ky e lejon (e bën hallall) derdhjen e gjakut të muslimanit bën kufër të madh dhe del prej fesë. Ky hadith pra, flet për shenjtërinë e muslimanit në nderin, gjakun e tij dhe se çdo lloj sulmi mbi të qoftë me fyerje, sharje e forma të tjera të punëve të liga, luftimi i tij është kufër e që është haram në dy rastet. Allahu thotë: “O ju që keni besuar! Le të mos e përqeshin një popull atë tjetrin. Ndoshta ata të përqeshurit janë më të mirë se ata, e as gratë mos të përqeshin të tjerat. Ndoshta ato (të përqeshurat) janë më të mira se ato, dhe mos e nënçmoni njëri-tjetrin dhe mos e thirrni njëri-tjetrin me llagape (të këqia)! I shëmtuar është emri i keq pas besimit! E, ata që nuk pendohen, ata, me të vërtetë, janë zullumqarë.” Sureja Huxhurat, 11.

Allahu thotë: “Mjer për çdo përqeshës – shpifës.” Sureja Humezeh, 1.

kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy, e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argëtoheshin në formë tallëse (me besimtarët).” Sureja Mutafifin, 30-31. Duke i nënçmuar e dukenu tallur me ta.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËDHJETË E GJASHTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (48), dhe Muslimi me numër (63).

[2] E shënon Muslimi me numër (2564).

GJITHASHTU NË ALBISLAM