SHENJA E DYTË: SUNETI ËSHTË SHPËTIMI

SHENJA E DYTË: SUNETI ËSHTË SHPËTIMI

0 1057

Prej shenjave në rrugën drejt suksesit është edhe rrugëtimi pas hapave që ka ecur Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), ndjekjen e sunetit të tij, në kuptimin e jashtëm dhe të brendshëm, në namazin e tij, në agjërimin, në haxhin, në dhikrin, shitblerjen, shtëpinë, sjelljet, në shoqëri e në udhëtim, në çdo cep të jetës së tij, bile nuk mjaftohet muslimani vetëm me këtë, ai thërret në sunet, e përhapë në familjen e tij, tek farefisi, tek dashamirët, fqinjët, e tek secili që e njeh. Ky është zakoni i atij që është i udhëzuar deri në momentin kur ta takojë Zotin, ai qëndron në sunetin e Mustafasë (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): “Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!.” Surja Enamë, ajeti 163.

Ky është islami i vërtetë, që e gjithë jeta të jetë për hirë të Allahut, dhe vetëm kjo është rruga e suksesit.

Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.” Surja Hashr, ajeti 7.

Suneti i shëmbëllen anijes, ai që hip në të shpëton e ai që e kundërshton vetëm se fundoset, sikur që ka thënë Maliku (Allahu e mëshiroftë), dhe për aq sa e njeh dhe vepron me sunetin e të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) edhe do jesh i suksesshëm e i lumtur në dunja e ahiret.

Faruku (Omer ibën Hatabi) thoshte: Betohem në Allahun se unë ty të puth (gurin e zi), dhe e di se je vetëm se gurë, as nuk sjell dëm e as dobi, sikur mos ta kisha parë të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) duke të puthur, kurrë nuk do të të puthja.

Ky është një argument shumë i qartë dhe i sinqertë për ndjekjen e sunetit, përkujdesi për të me fjalë e me vepra.

Hafidh ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: në fjalën e Omerit kuptohet nënshtrimi i plotë ndaj Allahut, në gjitha çështjet e fesë, edhe në pasimin e mirëfilltë të sunetit edhe nëse nuk i është e qartë atij arsyeja, e që është një rregull madhështor në pasimin e të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), në veprat e tij, edhe atëherë kur nuk e di njeriu urtësinë e asaj vepre.

Hoxha i mirënjohur Salih ibën Talib (Allahut e ruajttë) thotë: Pozita e besimtarit matet me pasimin e të dëguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), saherë që zbatimi i sunetit të jetë më i madh do jetë te Allahu më i ngritur dhe më i nderuar. Kështu që përmbajtja e suneteve është mbrojtje e farzeve dhe vaxhibeve, dhe është një derë për shtimin e shpërblimeve e veprave të mira, dhe të shpie në bukuri dhe përsosmëri, është nder dhe ëmbëlsi të jesh prej pasuesve, asnjëherë nuk humb njeriu, e mbi të gjitha këto është dashuria e Allahut.

Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë) na e kujton këtë duke thënë: sahabët më të njohur dhe ata që i pasuan në vazhdimësi zbatonin sunetet sikur që zbatonin farzet, pa bërë dallim mes tyre në përfitimin prej shpërblimeve të tyre.

Allahu qoftë i kënaqur me ta, ishte gjenerata shembullore e suksesshme.

Ah! Sa e sa sunete të Mustafasë janë braktisur në kohën tonë, fatkeqësisht! Dhe kjo jo për diç tjetër por si pasojë e imanit të dobët në zemra, duke mos vlerësuar shpërblimet madhështore që i sjell pasimi, do të vijë një ditë kur do ta kuptojmë vlerën dhe madhështinë e vetëm një shpërblimi të vetëm.

Prej shenjave të dashurisë ndaj sunetit të pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) është:

Leximi e shfletimi më i shpeshtë i librave të sunetit që i kemi në duart tona të botuara, me botime kualitative, a ka kush i lexon?!

Përkushtimi për të mësuar diç përmendësh nga suneti.

Gëzimi për të ndejtur në ndeja, tubime e takime ku flitet për sunetin.

Përmallimi pas sunetit.

Zbatimi i sunetit në të gjitha aspektet e jetës sonë.

Medito rreth fjalës së ibën Batas (Allahu e mëshiroftë) në shpjegimit e tij të librit (el Ibaneh ala Usuli es Suneti ve el dijaneh), ku thotë:

Prej sunetit është që i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) të pasohet, të zbatohet urdhëri i tij, të ndiqet udhëzimi i tij, e të ndiqen veprat e tija, të zbatohet edhe largimi nga ndalesat e tij, të shpeshtohen transmetimet rreth tij për sunetin, për pëlqimet e gjërat që ai i trasoi, ato për të cilat nxiti umetin që ti marrin, kështu edukata e tyre përmirësohet në dynja e tek Allahu ngriten vlerat e tyre.

Dr. Halid Ebu Shadi në librin e tij (Huben bi hubin); është një gjë shumë e madhe që të kesh në kujtesën tënde çdo herë të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), në identitetin tënd, e të veprosh sipas veprave të tija, të flasësh sikur që ai ka folur, historia e tij të udhëheq historinë tënde në një kombinim fantastik, një vëllazërim mes teje dhe të dërguarit (sal-lAllahju alejhi ve sel-lem). Dashuria mbetet ende rezultati i njohjes, kështu sa më shumë që e njeh të dërguarin tënd, për aq edhe dashuria ndaj tij do të jetë më e madhe dhe ndjekja e tij do të jetë më e fuqishme, për këtë arsye njerëzit dallojnë në dashurinë e tyre ndaj të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) edhe pasimi i tyre dallon për arsye se dallon njohja e tyre dhe vlerësimi e nderimi i tij.

Ngre kokën, krenohu me fenë tënde, paso të dërguarin tënd, ai është shëmbëlltyra më e mirë, nisu me emër të Allahut, se ti je në rrugën e vërtetë.

Kujto çdo herë fjalën e Omerit (radijAllahu anhu): Ne jemi popull që na ngriti Allahu me islam, sado që kërkojmë krenari diku tjetër, vetëm  se Allahu do të na poshtërojë.

Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” Surja Ahzab, 21.

Ibën Sadij (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Këtë shëmbëlltyrë të mirë e ndjek dhe korrë sukses ai i cili shpreson Allahun dhe ditën e fundit, sepse çdo gjë që nga imani, e frika prej Allahut, shpresimi në shpërblimin e Tij, dhe frika nda dënimi i Tij, nxit në ndjekjen e të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem).

Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre.” Surja Nisa, 80

Ndriçim në rrugë: i sukssesshëm ëshët ai i cili e vendos sunetin e të dëgruarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) para syve të ballit, duke e ndjekur e duke e zbatuar dhe duke thirrur në të.

SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT – SHENJA E DYTË: SUNETI ËSHTË SHPËTIMI

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM