SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT: 03 – MEDITO DHE KUJTO!

SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT: 03 – MEDITO DHE KUJTO!

0 1700

Ebu Talibi ishte afër gurit të zi!

Ebu Lehebi ishte afër zemzemit!

Ebu Xhehli ishte në skaj të Safas dhe Merves!

Por që ata nuk e kishin suksesin që të jenë të udhëzuar,  të ndriqohen e të besojnë! Ata nuk u begatuan që t’i vëndojnë ballet e tyre në tokë për Allahun!

Dhe nuk iu përgjigjën të dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), e ky është përçmimi dhe privimi më i madh nga mëshira e Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit.

Allahu e mëshiroftë atë i cili tha: prejardhja dhe vendi nuk i jep vlerë askujt.

Kurse, Suhejb er-Rumin, Ebu Dher el-Gafarin, Selman el-Farisiun, Ebu Hurejren, Bilal Habeshiun dhe ibën Mesudin, i bashkoi fjala: La ilahe il Allah, Muhamedun rasulullah.

Allahu i begatoi me udhëzimin e tij, ata kaluan rrugë, lugina e kodrina, të nxitur nga dashuria për të dërguarin e Zotit të gjithësisë, derisa arritën në Meke, aty jetuan, u qetësuan zemrat e shpirtrat e tyre, arritën nderin që të jenë shokë të pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), ishin besnik në atë që ia dhanë fjalën Allahut, Allahu qoftë i kënaqur mbi ta: “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” Surja Ahzab, ajeti 23.

Medito rreth fjalës së Allahut: “Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë.” Surja Enamë, ajeti 122.

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: këtë shembull e sjell Allahu për besimtarin, i cili ka qenë i vdekur: pra në devijim, i shkatërruar e i humbur, e Allahu e ngjalli: ia ngjalli zemrën, e udhëzoi dhe e drejtoi në ndjekjen e pejgamberëve.

Është thënë se njerëzit që të gjithë janë të barabartë në pranimin e dritës së udhëzimit dhe mesazhit hyjnor: librit të Allahut dhe sunetit të pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), e më pas vje suksesi dhe përkujdesi i Allahut “Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell.” Surja Enamë, ajeti 125.

Le të mendojmë për begatinë, bujarinë dhe suksesin e dhuruar nga Allahu:

Belkisja doli për te Sulejmani duke shpresuar që ta ruaj pallatin dhe pushtetin e saj, e u kthye si muslimane e nënshtruar për Zotin e botëve: “Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin Allahut, Zotit të gjithësisë.” Surja Neml, ajeti 44.

Medito rreth bujarisë  dhe suksesit të dhuruar për robin e tij:

Abdullah ibën Mesudi, sahabiu i dalluar; Kush ishte? E kush u bë? Ishte bari për një nga jobesimtarët me emrin Ukbeh ibën Ebi Muit, atij i shërbente dit e nat, më pas u bë shërbetor i kujt? I të dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem).

Ishte Nexhashiu, mbreti i Abisinisë, nuk e kishte parë të dërguarin (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) gjatë jetës së tij, ai u takua me një prej sahabëve, dhe dëgjoi ajete që u lexuan, dëgjoi për moralin e të dërguarit në një këshillë shumë të shkurtër, dhe kjo atë e çoi në iman dhe në islam, dhe vdiç si i tillë, e më pas i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ia fali namazin e xhenazës në mosprezencë. I dërguari i Zotit të gjithësisë lutej për mëshirë dhe falje për të.

A ka sukses më të madh pas kësaj!

Kështu që suksesin që ia dhuron Allahu robit të Tij nuk është për shkak të prejardhjes, e as për shkak ngjyrës, e as për shkak vendit, por Allahu e begaton atë që Ai dëshiron.

Kemi historinë e Suraka ibën Malik në fillim ai dëshironte që ta kapte të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) , e ta dorëzonte tek prijësit kurejshit në Meke, që të arrijë “shpërblimin e kësaj bote” njëqind deve, kur ja që gjërat po ndryshoheshin, kështu që ai kthente mbrapa çdo secili që shkonte pas të dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), saherë që takonte dikë e kthente nga ajo rrugë duke i thënë: Skeni pse e kërkoni në këtë anë!

E kur u sigurua se i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) kishte arritur në Medine, filloi të tregoj për ngjarjen me kalin e tij, dhe kjo u bë e njohur, që e përcollën njerëzit saqë u mbush e gjithë Mekeja.

Pas asaj orvajtje të dështuar materijalisht u kthye me fitimin më të madh dhe më të mirë, e që është fitimi i imanit, udhëzimit dhe suskesit, e më pas gradohet më diç më të mirë se njëqind deve, i lartësuar qoftë Allahu rrotullues i zemrave, Ai i jep sukses kujt të dojë prej robërve të Tij.

Në këtë kontekst –suksesit- Hasen ibën Ali ibën Ebi Talibi (radijAllahu anhuma) thotë: O Esmai! Allahu e ka krijuar xhenetin për atë i cili Atij i bindet edhe nëse është abisinas, dhe e krijoi zjarrin për atë që e kundërshton edhe nëse është një kureshit. O Esmai! A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut të madhëruar: “E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.” Surja Mu’minun, ajeti 101.

Le ta dijmë që në fillim të rrugëtimit se prej ndëshkimeve më të mëdha është kur njeriu të poshtërohet në jetën e kësaj bote e të jetë i shkujdesur ndaj ahiretit: “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” Surja Mutafifin, ajeti 14.

Atëherë do të bërtasë me keqardhje: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.” Surja Mu’minun, ajetet 99-100.

Fidajl ibën Ijadi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Atë që e kaplojnë epshet, i ndërpriten burimet e suksesit.”

Po pra, janë burimet e suksesit, mirësive, bereqeteve dhe begative.

I kujtojmë që të dijmë se ku ta vendosim këmbën në rrugën drejt Allahut.

Hoxha i mirënjohur Salih Megamisi (Allahu e ruajttë) në një shkresë të tij thotë: Gjëja më madhështore që ngritet në qiell është sinqeriteti, e gjëja më madhështore që ka zbritur në tokë është suksesi, për aq sa është sinqeriteti, aq do të jetë edhe suksesi.

Argumenti më i madh për të vërtetuar sinqeritetin njeriu është adhurimi i tij në vetmi e në fshehtësi, nëse ai e adhuron Allahun edhe atëherë kur njerëzit nuk e vërejnë, atëherë ky është i sinqertë. Sikur që e përmend këtë hoxha i mirënjohur Abdulaziz Tarifi.

Tani, le të qëndrojmë tek këto shenja të rrugës drejt suksesit; ndoshta rrugëtojmë me to, e të marrim frytet e tyre, karavani po na pret.

Ndriçimi në rrugë. Suksesi, nuk kërkohet me pasuri e as me prejardhje e as me famë, por suksesi zbret prej Allahut, Ai e përzgjedh kë të dojë prej robëve të Tij.

SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT: 03 – MEDITO DHE KUJTO

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM