SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT: 02 – SHKOLLA E SUKSESIT

SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT: 02 – SHKOLLA E SUKSESIT

0 1616

Ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Varësisht prej nijetit të njeriut, ambicieve, synimeve, dhe dëshirave të tij, ndodh edhe suksesi dhe ndihma, kështu që përkrahja e dhuruar nga Allahu zbret mbi njerëzit varësisht prej kujdesit, qëndrueshmërisë, dëshirës së flaktë dhe frikës së tyre ndaj Zotit, po edhe poshtërimi zbret mbi ta sipas kësaj llogarie. Kështu që Allahu i lartësuar është më i Urti dhe i Gjithdijshmi, ai e vendos suksesin në vendin e duhur dhe poshtërimin në vendin e merituar, Ai është i Gjithdijshmi dhe i Urti.

Po ta pyesim ibën Kajimin, se ku e mësove këtë, në cilën shkollë, nga cili universitet diplomove?!

Është shkolla e suksesit të dhuruar nga Allahu Bujar dhe Fisnik.

Janë fjalë që rrënqethin zemrat, që të bën të kthehesh në të djathtë e në të majtë, e të pyesësh veten: kjo zemër a po ec në rrugën e suksesit, në rrugën e drejtë apo jo?

Allahu i Gjithdijshmi thotë: “Dhe thuaj: “Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese”.” Surja Isra, ajeti 80.

Kur Allahu ta dojë robin e tij, e bën të suksesshëm dhe të dashur, bën që pjesë e moralit të tij të jetë mëshira, dashuria, bujaria, durimi, besnikëria, fisnikria, falja, butësia ndaj të tjerëve, e lidhja e kontaktve në mirësi dhe nderime, betohem në Allahun, kjo është rruga e suksesit dhe rruga e drejtë në dynja, e ahireti është më i mirë dhe i përhershëm.

Le të mendojmë rreth këtij hadithi profetik:

Transmetohet nga Ebu Anebeh el Hauleni (radijAllahu anhu), i cili ka thënë: kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) duke thënë: Allahu në vazhdimësi mbjell fidane në këtë fe, që i vë në funksion që Atë ta adhurojnë.

S’ka pozitë më të lavdueshme, fitore më të madhe e vlerë më të çmuar se të të jep sukses Allahu që ta ngritësh fjalën e Tij, ta ndihmosh fenë islame e të synosh kënaqësinë e Allahut.

Për aq sa jep dhe mundohesh për fenë, Allahu do të të ndihmojë, të udhëzon dhe të ruan, Ai është mbrojtësi më i mirë, dhe dihet që shpërblimi pason sipas llojit të veprës.

Këtë shpjegim madhështor e konfirmon edhe ibën Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) duke thënë: i gjithë suksesi është në dorë të Allahut, kujt i është lehtësuar atij udhëzimi do të jetë i udhëzuar e kujt nuk i është lehtësuar atij udhëzimi edhe nuk do t’i lehtësohet.

Në hadithin e të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) thuhet: të lumturve ju lehtësoet të punojnë që të jenë prej të lumturve, ndërsa të mjerëve do t’ju mundësohet të punojnë që të jenë prej të mjerëve.” E shënojnë Buhariu dhe Muslimi

Ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: dijetarët janë të një zëri se çdo mirësi origjinën e ka tek suksesi i dhuruar nga Allahu, dhe se çdo e keqe orijginën e ka tek poshtërimi nga Allahu për njeriun, janë të një zëri se suksesi është arritur atëherë kur Allahu nuk të bën të mbështetesh në veten tënde, dhe se poshtërimi është ku të të le ty dhe nefsin tënd, e suksesi është vetëm në dorë të Allahut, atë e çelin: duaja, kthimi i sinqertë, frika dhe inkurajimi, atëherë kur njeriut i jepet ky çelës, ekziston dëshira që t’i hapet atij, e kujt i humbet ky çelës, dera e mirësive do të jetë e mbyllur për të.

Hoxha i mirënjohur Halid Muslih (Allahu e ruajttë)  thotë: prej shkaqeve më të mëdha të suksesit të madh janë: qëlimi i pastër, nijeti i mirë, i pastër nga mashtrimi e hilja, për këtë Allahu i madhëruar duke na tërhequr vërejtjen rreth këtij kuptimi, gjatë gjykimit tek bashkëshortët thotë: “Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, Allahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas)..” Surja Nisa, ajeti 35

Allahu e mëshiroftë atë i cili ka thënë: kur të vijnë mundësitë për të fituar shpërblime e njeriu nuk i shfrytëzon, e thërret atë thirrësi për në hajr e ky e refuzon, kjo është shenjë e poshtërsisë së Allahut për të, Allahu thotë: “E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por Allahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, andaj i zbrapsi, dhe u është thënë: “Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë).” Surja Teube, ajeti 46.

E kemi për detyrë që çdoherë t’i përgjigjemi thirrësit në të mirë, e kjo nuk arrihet përveç se me udhëzimin dhe suksesin e dhuruar nga Allahu, Zoti i gjithësisë.

Hoxha i njohur Sefer Havali (Allahu e ruajttë): zemrat herë aktivizohen e herë plogështohen, e detyrë e jona është që të shfrytëzojmë momentet aktive që të shpejtojmë në rrugën drejt Allahut, e në momentet e plogështisë të mos ndalemi, por duhet të përpiqemi e ta godasim zemrën me kamxhikun e frikës ndaj Allahut, e ta mprehim me mprehjen e shpresës.

Medito rreth fjalës së Ebu Sulejman ed Derani (Allahu e mëshiroftë): Suksesi është në bazë të adhurimit.

Po pra, për aq sa është adhurimi, afrimi dhe përpjekja jote gjatë natës e gjatë ditës, për aq do të jetë edhe suksesi i dhuruar nga Allahu Fisniku i Lartësuari.

Suksesi zbret prej Allahut, i cili posedon depotë e qiejve dhe të tokës, për atë nënshtroju, përulu, gjynjëzohu, kërko, dhe shpejto në punë të mira, shpeshto në sexhde, e trokit në dyert e qiellit, prite të zbret suksesi nga Allahu. “Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.” Surja Enbija, ajeti 90.

Ibën Xheuzi na thërreth me fjalët e tij: saherë që të shohësh përtaci tek vetja, lute Dhuruesin, saherë që të shohësh paaftësi ktheju tek Ai i cili jep sukses, sepse nuk do të arrish mirësi përveç se duke iu bindur Atij, e nuk do të humbësh mirësi përveç se duke i bërë mëkat Atij.

Ibën Tejmije na e ka sqaruar rrugën e suksesit me fjalët e tij: nderi më i madh është që të jesh i përkushtuar në qëndresën tënde në fe, sepse nderi më i madh që Allahu ka nderuar njeriun është që ta ndihmojë atë në gjërat që Ai i dëshiron dhë është i kënaqur me to, i shton atij angazhimet që e afrojnë tek Ai, dhe e ngrit në derexhe.

Le të shikojmë se ku i kemi vënduar këmbët tonë, e ku po na dërgojnë ato.

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM