SHILOHU MISTERIOZ I PËRMENDUR NË BIBËL

SHILOHU MISTERIOZ I PËRMENDUR NË BIBËL

0 626

BIBLA:
Pastaj Jakobi thirri bijtë e tij dhe tha:
Mblidhuni që unë t’ju njoftoj çfarë do t’ju ndodhë në ditët e ardhshme…

“Skeptri nuk do t’i hiqet Judës, as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, deri sa të vijë Shilohu; dhe atij do t’i binden popujt. (Zanafilla, kapitulli 49, verseti 10)

Kush është Shilohu i përmendur në këtë verset biblik? Çka d.m.th. Shiloh?
Në gjuhën hebreje d.m.th: ai që ju liron nga barra e rëndë.

KURANI:
“Dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.” (A’raf: 157)

P.s. barrët e rënda janë dispozitat e vështira fetare me të cilat ishin ngarkuar Beniisrailët në sheriatin e tyre.

Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM