SHKAQET QË ÇOJNË NË FALJEN E MËKATEVE

SHKAQET QË ÇOJNË NË FALJEN E MËKATEVE

0 976

Shkaqet që çojnë në faljen e mëkateve

1. Takvallëku- devotshmëria (me Allahun dhe me njerëzit).

“O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqiat, do t’ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh”. (Enfal: 29).

2. Pasimi i Pejgamberit alejhi selam.

“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali Imran: 31). “O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje”. (Ahkaf: 31).

3. Shpeshtimi i istigfarit.

 “Kërko falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron”. (En-Nisa: 106).

4. Vërtetimi i imanit dhe punët e mira.

 “Atyre që besuan dhe bën vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkatet dhe shpërblim të madh”. (Maide: 9). “E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në Xhennet)”. (Haxh: 50).

Kush janë besimtarë të vërtetë? 

Allahu ka dhënë përgjigjen në Kur’an, në suren Enfal, ka thënë: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre. Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme”. (2, 3, 4)

5. Durimi.

 Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjërë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zummer: 10).

Llojet e durimit janë: I. Durimi në kryerjen e adhurimeve II. Durimi në caktimet e Allahut III. Durimi në largimin nga mëkatet

6. T’i falësh të tjerët. 

Allahu thotë:”… le t’ua falin dhe mos t’ua zënë për gabim. A dëshironi qe edhe juve Allahu t’ua falë? Allahu falë dhe është shumë i Mëshirshëm. (Nur: 22)

7. Thënia e të vërtetës.

 “O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”. (Ahzab: 70-71).

8. Pasimi i Kur’anit dhe frika Allahut në vetmi.

 “T’ ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i paparë nga njerëzit), pra jepi myzhde atij, pra falje dhe shpërblim të mire.” (Ja Sin: 11).

9. Mosdëshpërimi nga mëshira e Allahut.

 Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”

Përmblodhi: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM