SHPËRBLIMI SIPAS LLOJIT TË VEPRËS

SHPËRBLIMI SIPAS LLOJIT TË VEPRËS

0 1250

HADITHI:

Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: O Allah! Kush merr një përgjegjësi për një çështje të Umetit tim e ua vështirëson atyre, Ti vështirësoja atij (punët e tija).”[1]

KOMENTI:

Edhe ky hadith si ai i mëhershmi ku flitej për ndalesën e tradhëtisë së atyre që ka në përgjegjësi, sado që kjo përgjegjësi të jetë, e vogël apo e madhe. Edhe hadith flet për ndalesën që njeriu t’ua vështirëson atyre që Allahu i bëri ndër udhëheqjen e tij, por ai duhet të jetë i butë me ta, e i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i është lutur Allahut: “O Allah! Kush merr përgjegjësi një çështje prej Umetit tim dhe është i butë me ta, dhe Ti je i butë me të, dhe kush merr përgjegjësi një çështje prej Umetit tim dhe ua vështirëson atyre, edhe Ti vështirësoja atij.”

Vështirësi është nëse i ngarkon më gjëra që ata s’mund t’i bartin. Vështirësi është e kundërta e butësisë, e që duhet që secili që merr përgjegjësi një çështje prej çështjeve të muslimanëve të jetë i butë, t’ua lehtësojë atyre, e mos t’i lodhë në kryerjen e nevojave të tyre apo të fshehet prej tyre, por duhet të ballafaqohet me përgjegjësinë e nuk duhet të le në përgjegjësi të dikujt tjetër, sepse vetë ai është përgjegjës, i prinë përgjegjësisë, kryen nevojat e njerëzve dhe zbaton detyrat e tyre.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËDHJETË E DY

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (1828).

GJITHASHTU NË ALBISLAM