SI MUND TA DISH NËSE ALLAHU TË DO?

SI MUND TA DISH NËSE ALLAHU TË DO?

0 3239

Falenderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja e Tij qofshin për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
Ajo rreth së cilës nuk ka dyshim është se çdo musliman i cili thotë “la ilahe il-lallah” (nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut) e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Itban b. Malik tregon: në mëngjes erdh tek unë i Dërguari i Allahut ndërsa njëri pyeti: ku është Malik b. Dahshen? Njëri nga ne tha: ai është hipokrit, nuk e do Allahun dhe të Dërguarin. I dërguari tha: a nuk thoni ju që ai e thotë fjalën “la i lahe ilallah” duke dashur të arrijë kënaqsinë e Allahut? Tha: po, ashtu është. I Dërguari sërish tha: “nuk vjen njeri ditën e gjykimit me të e Allahu të mos ia ndalojë zjarrin” (Buhariu)
Mirëpo njerzit në dashuri nuk janë të njëjtë, dikush do më pak e dikush më shumë dhe çdonjëri jep nga vetvetja shkaqet me të cilat mendon se do arrijë dashurinë e Allahut, mirëpo “nuk është çështja të duash port të të duan” siç kanë thënë dijetarët e urtë, ngase çdonjëri pretendon se e do Allahun dhe të Dërguarin e tij.
Pasi që ne nuk mund ta dimë se ndonjë person konkret e do apo jo Allahun përveç se me tekst nga libri i Allahut apo suneti i të Dërguarit, atëherë mund të njohim shenjat nëse Allahu e do dikë apo jo. Prej këtyre shenjave janë:
1. Nëse punon sipas librit të Allahut dhe sunetit të Dërguarit të Tij dhe te ti janë prezente cilësitë të cilat i do Allahu si p.sh: Allahu i do të devotshmit, ata që pendohen, durimtarët, ata që mbështeten tek Ai, të drejtit, bamirësit, nëse je nga këta, atëherë të do Allahu.
Nga ana tjetër, Allahu nuk i do ata që nëpërkëmbin kufinjtë e Tij, degjeneruesit, mendjemëdhenjtë, kafirët, mëkatarët, tradhëtarët e kështu me rradhë, nëse ke diçka nga këto cilësi atëherë Allahu të urren.
2. Nëse i do cilësitë e Allahut ashtu siç i ka pohuar Ai për Veten apo nëpërmjet të Dërguarit të tij, atëherë edhe Allahu të do. Muhamedi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e përgëzoi njeriun i cili e donte shumë suren Ihlas dhe thoshte: e dua shmë sepse është cilësi e të Gjithmëshirshmit, në këtë rast tha; përgëzojeni se edhe Allahu e do atë!” (Buhariu dhe Muslimi)
Ibën Kajimi ka thënë: ky hadith argumenton se kush i do cilësitë e Allahut, Allahu e do atë” (Miftah daris=seadeh 1/77)
3. Allahu të do nëse e ndjek rrugën e të Dërguarit dhe e praktikon sunetin e tij. Allahu i madhëruar thotë në Kuran: “thuaj: nëse e doni Allahun më ndiqni mua, atëherë do t’ju dojë Allahu” (Ali Imran: 31) Hasen Basriu ka thënë: “disa njerëz pretenduan se e duan Allahun dhe Allahu e zbriti këtë ajet sprovë për ta.”
Shejhulislam Ibën Tejmije ka thënë: “në këtë ajet Allahu e bëri të qartë se kush e ndjek të Dërguarin, Allahu e do atë, ndërsa kush pretendon dashurinë e Allahut mirëpo nuk e ndjek të Dërguarin, ai nuk është nga të dashurit e Tij.” (Eulijaur-rahman ue eulijaushejtan)
4. Nëse vazhdmisht bën dhikër. Disa nga të parët tanë kanë thënë: Allahu e pëlqen të përmendet në çdo situatë përveç gjatë kryerjes së nevojës dhe marrëdhënieve intime. (Reudatul muhibbin)
5. Nëse e do Kuranin që është fjala e Allahut. Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “për veten tënde mos e pyet askënd përveç Kuranit. Nëse e do Kuranin atëherë e do Allahun, nëse e urren Kuranin atëherë e urren Allahun dhe të Dërguarin” (Eulijaur-rahman ue eulijaushejtan)
Sehël Tusterij ka thënë: “shenja e dashurisë ndaj Allahut është dashuria ndaj Kuranit.”
Ebu Seid El-Haraz, ka thënë: “kush e do Allahun e do fjalën e Tij dhe nuk ngopet së lexuari atë.” Nëse vertët e do Kuranin, e ndalon haramin dhe e lejon hallallin, atëherë vërtet e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
6. Nëse i do virtytet dhe urren veset, atëherë e do Allahun. Muhamedi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Allahu i do virtytet e moralit dhe i urren veset” (Hakimi dhe Bejhekiu, Albani e vlerësoi si hadith të saktë)
7. Nëse je i devotshëm, zemërpastër, i pavërejtur. Sad b. Vekas përcjellë se i Dërguari ka thënë: “Allahu e do robin e devotshëm, të pamvarur nga krijesat dhe të pavërejtur” (Muslimi)
Zejd b. Eslem përcjellë nga babai i tij se Omeri r.a. doli në xhami dhe e gjeti Muadhin te varri i të Dërguarit duke qarë. E pyeti: ç‘të bëri të qash? Tha: një fjalë që e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut: “kush i armiqëson të dashurit e Allahut ai në fakt ka hyrë në dyluftim me Allahun. Vërtet Allahu i do zemërmirët, të devotshmit dhe të pavërejturit – ata që kur mungojnë askush nuk i kërkon, e kur janë të pranishëm, nuk vërehen. Zemrat e tyre janë kandilë të udhëzimit dhe shpëtojnë nga çdo sporvë e rëndë” (Ibën Maxheh, Hakimi, Bejhekiu. Hakimi e vlerëson të saktë)
8. Nëse je prej atyre që e do takimin me Allahun, atëherë Allahu të do. Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcejllë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “kush e do takimin me Allahun, Allahu e do takimin me të e kush urren takimin me Allahun, Allahu e urren takimin me të” Thash o i Dërguar i Allahut a bëhet fjalë për urrejtjen? Çdonjëri nga ne e urren vdekejn. Tha: jo, nuk është ashtu, por besimtari kur merr lajmin për mëshirën e Allahut dhe kënaqësinë e tij si dhe xhenetin, dëshiron të takohet me Allahun dhe Allahu dëshiron të takohet me të, ndërsa mosbesimtari kur merr lajmin për dënimin e Allahut, hidhërimin dhe urrjetjen e Tij, urren të takohet me Allahun dhe Allahu urren të takohet me të.” (Muslimi)
9. Nëse zbaton akiden e dashurisë ndaj të mirëve dhe urrejtjes ndaj të këqinjve, i mëshirshëm me besimtarët dhe krenar me mosbeimtarët, Allahu të do. Allahu i madhëruar thotë: “O ju që besuat! Kush largohet nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se Allahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilës e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.” (Maide: 54)
www.alimam.ws
Përktheu: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM