SI TË NDËRTOSH NJË SHTËPI NË XHENET?

SI TË NDËRTOSH NJË SHTËPI NË XHENET?

0 5215

Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Falënderimi i takon Allahut, Atij i  takon të gjitha meritat dhe mirësitë, dëshmoj se nuk ka Zot të vërtetë pos Allahu dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.

Nga mëshira e gjerë e Allahut, nderimi dhe mirësia e Tij e madhe ndaj robërve është se Ai shpërblen për veprën e vogël me shpërblime të shumta. Kjo botë është vend i kalimit e jo i qëndrimit, aty ka tetë etapa që patjetër të kalojë çdo njeri, i mençuri është ai që e investon atë në adhurim ndaj Allahut, në furnizim me vepra të mira për ditën e Kthimit, “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë”.[1]

Kjo botë është një hark, kaloje atë e mos e ndërto, një prej asketëve ka thënë: “Po të ishte kjo botë ari që faroset e ahireti argjilë që mbetet, i mençuri do kishte zgjedhur argjilën që mbetet e jo arin që zhduket, e si kur dynjaja është më e pavlerë se sa argjila e ahireti më i vlefshëm se ari!!

Si kur e dimë se pallatet dhe shtëpitë e xhenetit një tullë e kanë nga ari e një nga argjendi,  ushqimi i tyre misku, rruga e shtruar me margaritarë dhe xhevahir, toka e shtruar me shafran, Allahun e lusim të na jep nga këto mirësi.

Pasi që bota materiale ka zotëruar jetën ditore të njeriut, i kanë preokupuar teknologjitë e reja (si interneti, faqet e komunikimit, kanalet televizive, pajisjet “smart”) nga gjërat shpirtërore dhe të besimit, ishte e patjetërsueshme për një porosi të shpejtë, që ndoshta dëshiron Allahu të na bën dobi të gjithëve, dhe të na bën ne dhe ju nga banorët e xhenetit.

Gruaja e faraonit Asija, Allahu qoftë e kënaqur me të, sa e mençur që ishte, kur braktisi dynjanë dhe çka kishte në të prej pallateve, ndërtesave e kënaqësive të rrejshme, u kthye tek Allahu, saqë Firauni e kishte lidhur atë në katër hunj, në duar dhe këmbët, e kur ata u ndaheshin, melaqet e strehonin, e ajo tha “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!” ia shfaqi asaj shtëpinë në xhenet.

Për secilin që është i kënaqur që Allahun ka Zot, Islamin fe, Muhamedin salallahu alejhi ue selem të dërguar, hape zemrën para dëgjimit për këto thesare e vlera të mëdha, ndërto shtëpitë në xhenet, me mundim më të vogël dhe për kohë më të shkurtër:

1-I Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Kush ndërton një xhami për Allahun, Allahu për të do të ndërton një shtëpi në xhenet”.

2-Mund të thotë ndokush, unë nuk kam mundësi materiale për të ndërtuar një xhami, i themi atij: Merr pjesë në ndërtim të xhamisë edhe nëse me pak, apo vendos aty një sadaka rrjedhëse, i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush ndërton një xhami për Allahun, edhe nëse sa një fole zogu apo më të vogël, Allahu për të ndërton një shtëpi në xhenet”.

3-Dikush tjetër mund të thotë: Unë jam i varfër, nuk posedoj gjë, nuk kam mundësi të veprojë një gjë të tillë, i thuhet: Fal gjatë natës dhe ditës dymbëdhjetë reqate vullnetare jashtë atyre obligative, i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Secili njeri mysliman që merr abdes, dhe e përsosë abdesin, pastaj fal për Allahun në çdo ditë dymbëdhjetë reqate, vullnetare jashtë farzeve, Allahu do ti ndërtoj atij një shtëpi në xhenet”.

4-Duaja e hyrjes në treg: I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush hynë në treg dhe thotë: La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu, juhji­ ve jumitu, ve Huve hajjun la jemutu bi jedihi el-hajru ve Huve ala kul-li shej`in Kadi­r.

S`ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Një dhe të pashoq; Atij i takon sundimi dhe vetëm Atij i takon falënderimi; Ai jep jetë dhe vdekje, ndërsa Ai është i Gjallë i Cili nuk vdes kurrë. Në Dorën e Tij është e mira (hajri) dhe mbi çdo send Ai është i plotfuqishëm.

I regjistrohen atij njëqind mijë të mira dhe i fshihen njëqind mijë të këqija, ngritet në njëqind mijë shkallë, dhe i ndërton atij një shtëpi në xhenet”.

5-A nuk ke mundësi të plotësosh një zbrazëtirë në resht të namazit? Nëse nuk zbaton këtë vepër të vogël privohesh nga shumë shpërblime, i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Kush mbyll një zbrazëtirë në saff, Allahu e ngrit atë një shkallë dhe i ndërton atij një shtëpi në xhenet”.

6-Durimi, falënderimi dhe thënia “Inna lilthi ue inna ilejhi haxhiun” gjatë vdekjes së fëmijës: “Kur vdes fëmija e dikujt, Allahu i thotë melaqeve: “A e morët fëmijën e robit Tim? Ata thonë: Po, i pyet: “A e morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë po. Ai përsëri i pyet: “Çfarë tha robi Im? Ata përgjigjen: Të falënderoi Ty o Zot. Atëherë ndërtoni për robin Tim një shtëpi në Xhenet dhe quajeni atë shtëpia e falënderimit”

7-Leximi i sures Ihlas dhjetë herë i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Kush lexon (Thuaj, Ai Allahu është Një…) dhjetë herë, Allahu atij do t’i ndërton shtëpi në xhenet”. Në një transmetim tjetër: “Kush lexon (Thuaj: Ai Allahu është Një…) deri sa të përfundon dhjetë herë Allahu do ti ndërton atij një pallat në xhenet”.

8-Namazi i paradites (duha) katër reqate dhe para (farzit) drekës katër reqate, i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Kush falë katër reqate të duhasë dhe para drekës katër, i ndërtohet një shtëpi në xhenet”.

9-Kush e le polemikën edhe nëse është në të drejtë: i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Unë i garantoj një shtëpi në fund të xhenetit kush e le polemikën edhe nëse është në të drejtë”

10-Kush e le gënjeshtrën edhe në shaka: i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Unë i garantoj shtëpi në pjesë më të lartë në xhenet për atë që le gënjeshtrën edhe nëse është duke bërë shaka”.

11-Kush përmirëson moralin e tij: i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Unë i garantoj një shtëpi në pjesën ë të lartë të xhenetit kush ka moral të mirë”.

12-Besimi, pasimi i të Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe Hixhreti: i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Unë i garantoj atij që më beson mua dhe më pason dhe bën hixhret një shtëpi në pjesën e poshtme të xhenetit, shtëpi në mes të xhenetit dhe shtëpi në pjesën e lartë të dhomave të xhenetit”.

13-Lufta në rrugë të Allahut: i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Unë i garantoj atij që më beson mua, më pason dhe lufton në rrugë të Allahut  një shtëpi në pjesën e poshtme të xhenetit, shtëpi ne mes të xhenetit dhe shtëpi në pjesën e lartë të dhomave të xhenetit”.

Ejmen Shaban

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Shuara, 88-89.

GJITHASHTU NË ALBISLAM