SJELLJA E MIRË ME TË TJERËT

SJELLJA E MIRË ME TË TJERËT

0 3942


HADITHI:

Ebu Hurejra (Allahu qoftë  i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë, i dërgurari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Vërtet që ju nuk do arrini t’i kënaqni njerëzit me pasurinë që posedoni, por ju mund t’i bëni të lumtur me buzëqeshje dhe me moral të mirë.” [1]

KOMENTI:

Njerëzit janë shumë në numër, ndërsa pasuria është e pamjaftueshme, atë që ti e posedon nuk mund t’i përfshijë të gjithë, bile as edhe një pakicë prej tyre, por ka një gjë që mund të arrijë e t’i përfshijë të gjithë e që është morali apo sjellja e mirë, e që është shumë e lehtë për ty, të jesh fytyrqelur, e i buzëqeshur, të sillesh mirë me ta, ngaqë mundesh me të gjithë njerëzit të sillesh mirë.
Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Trimidhiu thotë: se Abdullah ibn Mubareku ka thënë: Moral i mirë është të jesh fytyrqelur, të veprosh vepra të mira e të ndalosh nga dëmi (të këqijat).”
Të tjerët kanë thënë: Morali i mirë është dy llojësh:
I pari është: me Allahun, e që nënkupton se çdo gjë që del nga vetja jote detyrimisht ka nevojë për falje, e çdo gjë që vije nga Allahu detyrimisht duhet falënderuar, andaj të jesh përherë falënderues, tek Ai falje të kërkosh, ka Ai të shkosh rrugës duke vërejtur çdo dhunti të Tij, e të pohosh të metat e shpirtit tënd dhe veprave tua.
I dyti: Morali i mirë me njerëzit, e që i gjithë morali përmbledhet në dy gjëra: të veprosh të mirën me fjalë e me vepra, e të ndalosh nga e keqja me fjalë e me vepra.

E që ky moral në këtë formë ngrihet mbi oesë shtylla: Dijen, bujarinë, durimin, butësinë dhe fetarinë e vërtetë (islamin).

Dija: ngaqë kështu kuptohen virtytet e larta të moralit, kështu ai arrin të cilësohet e të pajiset me te, e të braktis e të largohet nga tjerat.
Bujaria: ai që në shpirt është tolerant, vepron dhe është i bindur në të,  kur ai dëshiron këtë.
Durimi: sepse nëse nuk ka durim në rast që ndodh diç, e të bartë vështirësitë që ka, nuk është i përgatitur për moral të mirë.
Butësia: një natyrshmëri e butë dhe e kthyeshme, e që Allahu të ketë krijuar tek ai këtë natyrshmëri dhe ai është i dëgjueshëm, lehtë udhëhiqet, përgjigjet shpejtë thirrësit të punëve të mira.

Andaj, natyrshmëritë e njerëzve janë tre llojësh:
Natyrshmëri e ngurtë, e fortë dhe e vrazhdë nuk zbutet  e as që nënshtrohet.
Natyrshmëri e lehtë, epsharake, lehtë nënshtrohet, i përgjigjet çdo lloj thirrje, si fshesa, çfarëdo që i del para e merr me vete.
Këta dy janë natyrshmëri të devijuara, ajo e para nuk pranon  ndërsa e dyta nuk kujdeset.
Ndërsa ajo natyrshmëri që bashkon mes butësisë dhe ngurtësisë e pastërtisë, ajo pranon me butësi, e ruan me fortësi, i kupton gjërat pastër, kjo është natyrshmëri e plotë nga e cila buron çdo sjellje e mirë.
Fetaria e vërtetë: është ajo që i përmbledh të gjitha, dhe përmirëson çdo moral, ngaqë për aq sa është imani i fortë dhe bindja në shpërblimin dhe premtimin e mirë të Allahut, atij i lehtësohet ta bartë me vete (moralin) e të atribuohet me të. Allahu jep suksesin dhe Ai ndihmon. [2]

1. E shënon Ebu Ja’la (11/428) hadithi me numër (6550), Hakimi (1/124) dhe teksi i hadithit është i tij.
Hafidh ibn Haxheri e vlerësoi hadithin të mirë – hasen në “Fet’h” (13/588). Shejh Albani në librin e tij (Sahih et-Tergib) me numër (2661) ka thënë: hadithi është – sahihun ligajrihi.

2. Tehdhib es-Sunen, fq. 2311-2312.

Përktheu: Shpend Zeneli

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTËDHJETË E DY

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM