SUNETET E NAMAZIT (02)

SUNETET E NAMAZIT (02)

0 673

Synetet e namazit, janë;

17. Me rastin e rënies në sexhde së pari duhet lëshuar gjunjët në tokë, pastaj duart dhe në fund fytyrën midis shuplakëve të duarëve.
Bën edhe nëse duart vendosen gjatë sexhdes afër gjoksit apo në drejtim të tij, falësi i namazit mund ta zbatoj atë që është më e lehtë, duke u bazuar në hadithet e vërteta.
(Cilado mënyrë e lartëcekur lejohet të praktikohet).
18. Mashkulli në sexhde e largon stomakun nga kofshët, bërrylat e pjesa deri tek shuplakat, nuk i shtrin për toke, por i mba më lartë dhe i zgjeron, kuptohet këtë e bën kur nuk ka kallabllak dhe kur nuk e pengon atë që është në të djathtë apo në të majtë të tij.
Kurse, femra duhet të mblidhet në sexhde, ta afroj stomakun tek këmbët dhe ti mbledhë bërrylat, sidomos kur falet në hapsirë, vend publik apo në prani të gjinis mashkullore(me qëllim që mos të vërehet apo përshkruhet trupi gjatë namazit).
Andaj, është sunet për femrën që të veprojë kështu.
19. Vendosja e shuplakave në kofsha me rastin e qëndrimit në mes dy sexhdeve, si në uljen për teshehud, ashtu që majat e gishtave duhet të jenë afër gjunjëve.
20. Kërkimi i faljes midis dy sexhdeve.
Të thënurit lutjen:
اللهم اغفرلي وارحمني واهدني وعافني وارزقني
Allahume Igfirli verhamni vehdini veafini verzukni)
(Allahu im, më falë mua, më mëshiro, më udhëzo, më ruaj-më dhuro shëndet dhe më furnizo met mira).
Nëse falësi e lëshon uljen midis dy sexhdeve, por e ngre kokën pak mbi tokë ashtu që të jetë më afër sexhdes së uljes dhe pastaj e bën sexhden e dytë, ajo nuk është e drejtë.
Nëse e ngre kokën ashtu që të jetë më afër pozitës së uljes së sexhdes, pastaj e bën sexhden e dytë, kjo do ti mjaftojë. Por, në këtë rast ka bërë mekruh tahrimen(gjë shumë të urrejtur, shumë afër haramit), ngase ka lëshuar një vaxhib, e ky është qëndrimi midis dy sexhdeve.
21. Kthimi i gishtave të këmbës gjatë faljes kah Kibla. Ashtu që pjesa e sipërme e shputës vendoset në tokë që të mbështete në të gjatë kthimit në sexhde.
22. Ngritja në majë të gishtave në rekatin e dytë, pas plotësimit të sexhdes së dytë. Nuk duhet mbështetur me duar në dysheme, pos nëse ka arsye, porse me gjunjë.
23. Të ulurit në këmbën e majtë dhe drejtimi i së djathtës, duke i drejtuar gishtat e saj kah Kibla.

24. Ngritja e gishtit tregues me rastin e teshehudit.
Pasiqë falësi i namazit i mbledh gishtat tjerë, e ngre gishtin tregues në fillim të shehadetit dhe e mban të drejtuar deri në përfundim të shehadetit.
Gishtat lakohen ashtu që mblidhen gishti i vogël, ai i unazës dhe i mesmi, ndërsa maja e gishtit të madh vendoset në anën e unazës së mesme të gishtit të mesëm.
Nuk duhet ngritur ndonjë gisht tjetër të dorës së djathtë apo të majtë, madje edhe nëse gishti tregues është i prerë apo i lënduar, gjithashtu nuk ngrihen të dy gishtat edhe i dorës së majtë edhe i së djathtës.
25. Leximi i sures Fatiha në rekatin e tretë dhe të katërt të farzit dhe nuk ka nevojë të shtojë një sure apo qoftë edhe vetëm një ajet pas Fatihasë në rekatin e tretë dhe katërt të namazeve farze.
Nëse e bën një gjë të tillë, atëherë bën mekruh, por nuk ka duhet bërë sehvi sexhde.
Kufizimi vetëm në Fatihan është sunet.
26. Kthimi i fytyrës në anën e djathtë gjatë selamit të parë, ndërsa në anën e majtë gjatë selamit të dytë.

27. Lutja pas salavateve në teshehudin e fundit.
Prej lutjeve:
رَبَّنَاۤ ءَاتِنَا فِی ٱلدُّنۡیَا حَسَنَةࣰ وَفِي
ٱلۡـَٔاخِرَةِ حَسَنَةࣰ وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ
Rabena atina fi dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhabe nari.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)!”

رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لِی وَلِوَ ٰ⁠لِدَیَّ وَلِلۡمُؤۡمِنِینَ یَوۡمَ یَقُومُ ٱلۡحِسَابُ
Rabeneg fir li ve liva lideje ve lil muminine jeume jekumul hisab
” O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari!”

اللهم إني أعوذ بك من عذاب جهنم، ومن عذاب القبر، ومِن فتنة المحيا والممات، ومِن شر فتنة المسيح الدجال, وأعوذ بك المأثم والمغرم
Allahume ini eudhu bike, min adhabi xhehenem, ve min adhabil kabri, ve min fitnetil mahja vel memat, ve min sherri fitnetil mesih dexhali
Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i zjarrit dhe varrit. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe vdekjes. Kërkoj ndihmën Tënde nga sprova e dexhallit.
Zoti im, kërkoj ndihmën Tënde nga mëkatet dhe borxhi.

Përmblodhi dhe Përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

#FikhuHanefi

#Lëshimi i syneteve nuk e prish namazin, kryerja e tyre e forcon namazin, lënia e synetit në tërësi është vepër jo e mirë.

#Syneti, është ajo që i dërguari i Allahut e ka vepruar shpesh, por nuk e ka qortuar atë që këtë nuk e ka vepruar e as nuk e ka obliguar veprimin e saj.
Ai që kryen synetet do të ketë shpërblim, ndërsa ai që i lë pa arsye ka humbur shpërblimet e kryerjes së tyre.
Disa pohojnë që personi i cimi e lë synetin shpeshherë pa arsye apo e lë në tërë meriton qortim dhe rezikon devijimin.
Lëshimi i synetim në namaz është mekruh tenzihen dhe veprim jo i pëlqyer, por nëse bëhet nga harresa, nuk ka qortim.

GJITHASHTU NË ALBISLAM