SUNETET E NATYRSHMËRIS SË PASTËR (FITRA)

SUNETET E NATYRSHMËRIS SË PASTËR (FITRA)

0 990

I Dërguari alejhiselam ka thënë:
“Pesë sende janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër)
1. Pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve),
2. Bërja synet,
3. Shkurtimi i mustaqeve,
4. Mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat,
5. Shkurtimi i thonjëve.”
(Buhariu dhe Muslimi)

I Dërguari alejhiselam ka thënë: “Dhjetë gjëra janë prej fitres:
1. Shkurtimi i mustaqeve,
2. Lëshimi i mjekrës,
3. Përdorimi i misvakut
4. Larja e hundës me ujë,
5. Pastrimi ndërmjet gishtërinjve,
6. Prerja e thonjëve,
7. Shkulja e qimeve nga sqetullat,
8. Mënjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,
9. Pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës së madhe.”
Transmetuesi thotë se e ka harruar të dhjetën, por ka mundësi të jetë shpëlarja e gojës”.
(Muslimi)

Në dy hadithet e lartpërmendura numërohen dhjetë çështje që konsiderohen prej natyrshmëris së pastër, ngase natyra e pastër e njeriut thërret në këto vlera dhe se këto vlera ishin prezente në të gjitha fetë e Allahut të madhruar.

Ato janë:

1.Bërja synet, është përqëllim prerja e lafshës që mbulon organin e mashkullit e që dispozita e saj është vaxhib.

2.Shkurtimi mustaqeve, ngase është më afër pastërtisë dhe kundërshton jobesimtarët.

3.Lëshimi i mjekrës, lërja e ritjes së saj ngase është vaxhib tek shumica e dijetarve dhe ndalohet rruajtja.

4.Pastrimi i vendeve të turpshme, me ujë apo diçka tjetër pasi që kryhet nevoja e madhe apo e vogël.

5.Menjanimi i qimeve nga nënsqetullat, apo shkulja e tyre, ngase është më afer pastërtisë, ndalohet mos menjanimi i tyre më shumë se 40 ditë e preferohet çdo javë.

6.Menjanimi i qimeve nga vendet e turpshme, e njejta dispozit vlen, ndalohet mos menjanimi i tyre më shumë se 40 ditë dhe preferohet çdo javë.

7.Shkurtimi i thonjëve, ndalohet mosshkurtimi i tyre më shumë se 40 ditë dhe preferohet çdo javë.

8.Përdorimi i misvakut, është një lloj druri që përdoret për pastrinin e dhëmbëve, ku mundet ta zëvendëson edhe çdo mjet tjetër.

9.Pastrimi ndërmjet gishtërinjve, gjatë marrjes së abdestit për të mos lënë asnjë pjesë pa pastruar.

10.Shperlarja e gojës, në fillim të abdestit.

Përgatit Hoxhë Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM