TAKIM VËLLAZËROR DHE AKIKA – STRUGË 2018

TAKIM VËLLAZËROR DHE AKIKA – STRUGË 2018

0 3661

Q.K ALBISLAM realizoi me sukses takimin madhështorë 2018 që u mbajt në Strugë, më 15 Korrik. Takimi në fjalë kishte planprogram të begatshëm, me aktivitete të ndryshme shkencore, edukative dhe rekreacione sportive!

Pjesmarrës në këtë takim ishin shumë vëllezër nga shumë qytete të Maqedonisë, gjithashtu nuk mungoi dhe prezenca e mërgatës shqipëtare.

Programi filloi me lexim të Kur’anit, më pas u pasurua me këndim të ilahive dhe ligjërata e këshilla Islame nga hoxhallarë të ndryshëm!

Gjithashtu u realizua një kuiz i diturisë, ku morën pjesë shumë qytete, për t’i testuar njohuritë e tyre dhe informacionet në sfera të ndryshme të diturisë, kjo e bëri më të veçantë këtë takim.

Të gjithë pjesmarrësit në fund të kuizit u shpërblyen me nga një Kur’an dhe disa libra nga ALBISLAMI.

Bashkarisht u realizua falja e namazit të drekës, dhe për pjesmarrësit u shtrua drekë nga mishi i Kurbanëve që u realizuan me rastin e Akikës.

ME RESPEKT

Q.K. ALBISLAM

01 03 10                                                          14

GJITHASHTU NË ALBISLAM