THUAJ: BESOVA ALLAHUN, DHE KAPU FORT

THUAJ: BESOVA ALLAHUN, DHE KAPU FORT

0 1032

عَنْ أَبِي عَمْرٍو وَقِيلَ: أَبِي عَمْرَةَ سُفْيَانَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ t قَالَ: قُلْت: يَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ! قُلْ لِي فِي الْإِسْلَامِ قَوْلًا لَا أَسْأَلُ عَنْهُ أَحَدًا غَيْرَك؛ قَالَ: قُلْ: “آمَنْت بِاَللَّهِ ثُمَّ اسْتَقِمْ”.

رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:38].

Nga Ebu Amër ose Ebu Amra Sufjan ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë:

“Thashë: ‘O i Dërguari i Allahut, ma thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë ta pyes askënd.’ I Dërguari i tha: “Thuaj: ‘Besova në Allahun’ dhe kapu fort ‘.”

E shënon Muslimi [numër 38].

Dobit e Hadithit:

1) Kujdesi i sahabëve për të nxënë dituri.

2) Njeriu duhet të bëjë pyetje përbledhëse për të mos iu ngatruar dhe përzier çështjet.

3) Ky hadith ka kuptim përbledhëse duke përfshi besimin në zemër, veprat në gjymtyrë dhe besimi në Allahun xh.sh. përfshin sinqeritetin në Allahun xh.sh.

4) “Përqëndrohu” Ec në rrugën e Islamit duke u kapur për mësimet e tij në mbrendësi dhe formën e jashtme.

5) Kur duam të lavdërojmë një person që është fetar duhet të themi “mustekim”(i përqëndruar), e jo “multezim”(i kapur).

6) Të përqëndruerit në fe duhet ti ken parasysh disa gjëra:

a) Përqëndrimi në fe është mirësi e Allahut xh.sh që kërkohet nga përqendruesi falimenderim ndaj tij e jo lavdërim ndaj të tjerve.

b) Baza e përqëndrimit në fe është zemra.

c) Përqënrimi duhet të jet për Allah xh.sh. dhe me urdhërat e tij.

d) Përqëndrimi ka të bëjë me veprat e zemrës, fjalës dhe gjymtyrës.

ç) Përqëndrimi ka nevoj për dije dhe vepra.

HADITHI I NJËZET E NJË

Përktheu Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM