TURPI ËSHTË NJË TRASHËGIMI PROFETIKE

TURPI ËSHTË NJË TRASHËGIMI PROFETIKE

0 927

HADITHI:

Ebu Mesudi el Bedrij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshim mbi të!) ka thënë: “Prej fjalëve profetike që kanë arritur njerëzit është: nëse s’ke turp, bëj çfarë të duash.”[1]

KOMENTI:

Prej fjalëve të profetëve të mëhershëm, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ta dhe mbi profetin tonë Muhamed ishte; (nëse s’ke turp, bëj çfarë të duash), që është një fjalë e ruajtur nga profetët, e pakontestuar, të gjithë janë të pajtimit me të, që tregon se kush nuk ka turp nuk ka gjë që e ndalon nga veprimi i punëve të liga e të këqija, e që kjo fjali e nënçmon mosturpin dhe inkurajon për të qenit i turpshëm.

Prej dijetarëve ka që thotë: Kuptimi i hadithit është se; nëse ti deshiron të veprosh diç, atëherë shiko se nëse është një gjë e turpshme braktisr, e nëse është gjë që nuk është e turpshme vepro.

Ibn Mulekini (Allahu e mëshiroftë!) Në shpjegimin e këtij hadithi ka thënë: “Kuptimi i hadithit është se; turpi është një gjë e konfirmuar që nga profetësia e parë, ngaqë nuk ka asnjë profet, vetëm se ka porositur për turpshmëri dhe me të është dërguar, dhe nuk e ka ndërruar dhe atë se turpi është një gjë që dihet se është e qëlluar, është e qartë vlera e saj, e nuk është deroguar sikur që u deroguan shumë prej ligjeve të tyre.”[2]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYZET E NJË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (3484).

[2] (Teudih li sherh el Xhamiu es Sahih li ibn Mulekin, 19/657).

GJITHASHTU NË ALBISLAM