URA E SIRATIT

URA E SIRATIT

0 1820

Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm, përshëndetjet dhe selamet qofshin për të Dëguarin (alejhiselam) për familjen e tij, dhe për gjithë ata që ndjekën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Vëllezër në Islam…

– Allahu i madhërishëm me urtësinë e tij madhështore, do ta vendos një urë mbi xhehenem, ku përmes kesaj ure njerzit do të futen në xhenet,

– Allahu i madhërishëm dhe i Dërguari (alejhiselam) na flet për Urën e Siratit.

Allahu i madhërishëm thotë:

{وَإِن مِّنكُمْ إِلَّا وَارِدُهَا كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ حَتْمًا مَّقْضِيًّا}
“Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do të kalon pran tij (xhenemit), Ky është vendim i kryer i Zotit tënd”

{ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوا وَّنَذَرُ الظَّالِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا}
“Pastaj, (pas kalimit pran tij) do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar”
(Merjem/71,72)

Pejgamberi (alejhiselam) ka thënë: “Do të ngritët një urë mbi Xhehenem, unë dhe umeti im do të jemi të parit që do ta kalojmë”. (Muslimi)

Po ashtu i dërguari (alejhiselam) ka thënë:
“Në atë ditë nuk do të flet askush përveç pejgamberve, e lutja e pejgambereve atë ditë do të jetë: o Allah, shpëto, shpëto!”
(Muttefekun alejhi)

– Disa veçori të urës së siratit për të cilën janë përmendur në Hadithet e Pejgamberit Alejhiselam:
1. Urë që rrëshqet.
2.Më e hollë se qimja e flokës.
3.Dy anët e urës do të vendosen ganxha e çengela.
4.Errësirë e terr i madh.

Si do ta kalojnë njerzit Urën e Siratit pas këtij përshkrimi dhe vështirësie?

Njerëzit do ta kalojnë Urën e Siratit me veprat e tyre, me ndriçimin dhe shpejtësin e veprave do të kalohet Ura e Shtetit.

I Dërguari (alejhiselam) ka thënë:
“Çdo njeri do ti jepet dritë, qoftë munafik apo besimtar dhe ai do ta pason atë dritë”
(Muslimi)

Po ashtu i dërguari alejhiselam ka thënë:
”Ka njerëz që do e kalojnë urën e Siratit sa hap e mbyll sytë. Të tjerë do e kalojnë si era dhe të tjerë si shkreptima (bubëllima).”
(Muslimi)
E disa si një kalors i mirë
E disa duke vrapuar
E disa duke hecur normal
E disa duke hecur ngadal
E disa duke hecur zvarrit.

– E njerëzit do të ndahen në tri grupe sa i përket kalimit të Urës së Siratit:
1.Ata që do ta kalojnë Urën e Siratit pa vështirësi, prej besimtarëve të mirë.
2.Ata që do ta kalojnë Urën e Siratit, por pas vështirësive dhe mundimeve të mëdha.
3.Ata që nuk do ta kalojnë Urën e Siratit dhe do biejnë dhe hidhen në xhehenem.

– Disa vepra që do të na ndihmojn për të kaluar më mirë Urën e Siratit:
1.Sinqeriteti.
2.Devotshmëria.
3.Durimi.
4.Namazi i sabahit dhe jacis me xhemat.
5.Kujdesi ndaj xhamive.

Lusim Allahun e madhërishëm me Emrat e tij të Bukur dhe Cilësitë e tij të lartë, që të jemi prej atyre që e kalojmë Urën e Siratit dhe hyjmë në Xhenetet e tij, që janë të pregatitur për besimtart, Amin.

Hoxhë Vadat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM