VEPRAT MË TË DASHURA TEK ALLAHU

VEPRAT MË TË DASHURA TEK ALLAHU

0 5130

Secili besimtar që e do Allahun e madhëruar shikon në atë që Allahu e do  prej fjalëve, e ai t’i thotë, prej veprave që t’i veprojë, prej vendeve që t’i vizitojë, e prej cilësive që t’i përvetësojë, nuk është i njejtë ai i cili jetën e tij e jeton me gjëra që i do Allahu sikur ai që jeton pa udhëzim.

Cdo vepër e mirë, qoftë fjalë a veprim, Allahu e do, sepse Ai i do gjërat e mira, dhe i urren të këqijat, por nëse disa prej veprave janë veçuar me përmendje se Ai i do, kjo flet për rëndësinë e tyre, apo për arsye se njerëzit ato vepra i anashkalojnë, kështu që u tërhiqet vëmendja atyre që t’i kenë në konsideratë.

1.Farzet:

Shumë hadithe flasin për vepra që janë më të dashura tek Allahu, mbi të gjitha prej tyre janë farzet, sepse Allahu nuk i bëri farze vetëm pasi që i deshi shumë këto adhurime që ata t’i veprojnë, sikur që qëndron në hadithin kudsij: “nuk më afrohet robi im me diç më të dashur për Mua se sa farzet.” E shënon Buhariu.

Farzi më i lartë është namazi, për këtë shumë tekste flasin për dashurinë e Allahut për ata që falen , e për dashurinë për vendet, sikur në hadithin e ibn Mesudit i cili ka thënë: kam pyetur të dërguarin (sal-Allahu alejhi ve selem): “Cila vepër është më e dashura tek Allahu? Ai u përgjigj: Namazi në kohën e tij.” E shënojnë Buhariu dhe Muslimi

Nëse e krahasojmë vlerën e madhe të namazit me anashkalimin e shumë njerëzve sot, që ndodh se ata nuk falen me xhemat, apo e vonojnë namazin nga koha e tij, sidomos namazin e sabahut. Në një hadith tjetër thuhet: “Vepra më e dashur te Allahu është përshepjtimi i faljes së namazit në kohën e parë.” E shënon Ahmedi

Pasi që namazi është vepra më e dashur e Allahu, atëherë vendet ku falet namazi janë prej vendeve më të dashura te Allahu, sikur që qëndron në hadithin e Ebu Hurejres se i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë: “Vendet më të dashur tek Allahu janë xhamitë, e vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.” E shënon Muslimi

Namazi me xhemat në numër më të madh është më i mirë se namazi me xhemat në numër më të vogël, dhe atë mbështetur në hadithin që e përcjell Ubej ibn Kab se i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë: “Namazi i një personi me dikë tjetër është më i mirë se sa namazi i tij vetëm, dhe namazi i personit me dy tjerë është më i mirë se namazi me një individ, për aq sa janë janë më tepër namazi është më i dashur te Allahu.” E shënon Nesaiu

Namazi vullnetar dhe agjërimi vullnetar më i dashur te Allahu është namazi dhe agjërimi i Davudit, sikur që qëndron në hadithin e Abdullah ibn Amr ibn As, se i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë: “Namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Davudit, si dhe agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Davudit, ai flinte gjysmën e natës e ngrihej në një të tretën, e agjëronte një ditë e një ditë nuk e agjëronte.” E shënojnë Buhariu dhe Muslimi

Fjalët më të dashura tek Allahu është përmendja (dhikri) e Tij, sikur që qëndron në hadithin e Muadh ibn Xhebelit, i cili ka thënë: kam pyetur të dërguarin e Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem): “Cilat vepra janë më të dashura tek Allahu? Ai u përgjigj: të vdesësh e gjuha jote të jetë e njomë me përmendjen e Allahut.” Ibn Hibani e vlerësoi autentik.

Prej përmendjeve ,ë të dashura tek Allahu është edhe ajo që transmetohet në hadithin e Semure ibn Xhundub se i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë: “Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër: SubhanAllah, Elhamdulilah, La ilahe il Allah, Allahu Ekber, nuk gabon me cilëndo që të fillosh.” E shënon Muslimi

Njejtë në hadithin e Ebu Dherrit se i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë: “A të tregoj për fjalët më të dashura tek Allahu? Ai i tha: Po më trego! Tha: fjalët më të dashura tek Allahu janë: SubhanAllah ve bihamdihi.” E shënon Muslimi

Prej përmendjeve të Allahut është edhe leximi i Kuranit.

Të duash dikë për hir të Allahut dhe të urresh dikë për hir të Allahut, sikur që qëndron në hadithin e Ebu Dherrit se i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë: “Prej veprave më të dashura të Allahut është edhe dashuria për hir të Allahut, dhe urrejtja për hir të Tij.” E shënon Ahmedi

Cdo vepër të cilën njeriu e vepron në vazhdimsi është vepër e dashur e Allahut, edhe nëse është një vepër e vogël, se sa veprat e shumta e që nuk janë të vazhdueshme, i dërguari i Allahut ka thënë: Veprat më të dashura tek Allahu janë ato të vazhdueshmet edhe nëse janë pak.”

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM