VLERA E MUAJIT MUHARREM!

VLERA E MUAJIT MUHARREM!

0 2843

Falënderimet i takojnë Allahut, xhele ue ala, ndërsa përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin e Allahut, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem!, dhe më pas;

Allahu, xhele ue ala, ka, thënë;

إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ۚ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ ۚ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ ۚ وَقَاتِلُوا الْمُشْرِكِينَ كَافَّةً كَمَا يُقَاتِلُونَكُمْ كَافَّةً ۚ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ

Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallm, e dinë se Alllahu është me ata që ruhen (të këqiave).” (Teube; 36).

Allahu i veçoi katër muajt nga të tjerët dhe i bëri të shenjtë duke i përmendur në Kuran si të shenjtë dhe e ndaloi padrejtësinë në këta muaj si nderim për ta, edhe pse padrejtësia (zullumi) është e ndaluar në çdo muaj dhe në çdo kohë dhe vend. Muaji Muharrem është muaj i madh tek Allahu dhe është muaj i bereqetshëm.

Është muaj i parë në rënditje saipërket muajve hënor(hixhrij) Islam si dhe është njëri prej katër muajve të shenjtë. U quajt i shenjtë ngase është muaj ku në te vërtetohen dhe zmadhohen më shumë ndalesat (haramet).

Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj ata (katër muaj).” Pra, në këto muaj mëkatet janë më të rënda në peshorën e Islamit sesa në muajt e tjerë. Gjithashtu, për vlerën e madhe të këtij muaji, na flet edhe hadithi të cilin na e transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ka thënë; “Agjërimi më me vlerë pas Ramazanit është agjërimi në muajin Muharrem dhe namazi më me vlerë pas namazit obligativë (farz) është namazi i natës.” Muslimi në sahihun e tij; 1136

Që do të thotë; Muaji Muharrem mënjëher pas Ramazanit është muaj më me vlerë në të cilin mund të kryhen vepra vullnetare nga besimtari musliman edhe sa i përket vepra vullnetare gjatë ndonjë dite të veçantë aty bën pjesë edhe dita e Arafatit dhe dhjetë ditët e para të muajit Dhul-Hixheh, mirëpo sidoqoftë veprat vullnetare në përgjithësi janë më me vlerë në muajin Muharrem, ashtu sikurse që është namazi i natës më me vlerë menjëher pas namazit farz (obligativ).

Dy dobi për fund;

1. Nuk ka dyshim se muaji Muharrem është prej muajve të shenjtë të Allahut, muaj në të cilin nuk lejohet padrejtësia, duke pasur parasysh që asnjëher nuk lejohet padrejtësia, por në këtë muaj veçohet dhe theksohet më shumë ndalesa e veprimit të saj.

2. Vlera e madhe e agjërimit vullnetarë në këtë muaj të shenjtë, vlerë e cila vjen menjëherë pas vlerës dhe shpërblimit të muajit të bekuar Ramazan. Kjo ishte e tëra çfarë kisha për të thënë, Allahu e din më së miri. Përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem! Mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Përmblodhi dhe përgatiti; Vail Ibn Rashid Ibn Fehd el Fuhejd

Kontrolloi: Shejh Abdullah el Gunejman, Allahu e ruajttë (Ligjerues në Xhaminë e resulullahut, salAllahu alejhi ue selem, në Medine)

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM