VLERA E MUAJIT SHABAN

VLERA E MUAJIT SHABAN

0 1527

Transmeton Nesaiu në Sunenin e tij nga Usame ibn Zejdi i cili thotë: thashë: O i dërguar i Allahut, nuk të kam parë të agjërosh ndonjë muaj siç agjëron në muajin Shaban. Ka thënë:

ذلك شهر يغفل الناس عنه بين رجب ورمضان ، وهو شهر ترفع فيه الأعمال إلى رب العالمين ، فأحب أن يرفع عملي وأنا صائم

“Ky është muaji ndaj të cilt njerëzit janë neglizhent, muajit mes Raxhebit dhe Ramazanit. Ai është muaji kur ngriten veprat te Zoti i botrave, andaj unë dëshiroj të më ngriten veprat duke qenë agjërueshëm.”

Albani e ka vlerësuar me gradën hasen

Në këtë hadith ka dobi

E para: se muaji Shaban poashtu është muaj i madh dhe gjindet mes dy muajve të mëdhenj, njerit të shenjtë, muajit Rexheb dhe tjetrit, muajit të agjërimit Ramazani.

E dyta: ndodh që njerëzit ti lënë dhe të bëhen nëglizhent në disa kohë, ndërsa të kujdeshmit duhet të vazhdojmë me interesimin e tyre dhe kjo vlerësohet te Allahu shumë.

E treta: ngritja e veprave dhe atë vjetore, pasiqë, sipas disa haditheve të sakta ka ngritje të veprave javore dhe atë në ditën e hënë dhe në ditën e enjte.

E katërta: nga kjo vërejtje e të dërguarit të Allahut mundë të kemi dobi që ta shfrytëzojmë këtë muaj dhe mos të bëhemi prej neglizhentëve. Të lëxojmë Librin e Allahut, të agjërojmë nafile, të bëjmë punë të mira, të largohemi nga të këqiat e kështu me rradhë.

Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM